TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të hëne një 27-vjeçar, pasi dyshohet se se në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ka kryer vjedhjen me dhunë të një kjoske, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 24.000 lekë të reja.
 
I arrestuari Preng Luka, ka rezultuar gjithashtu nga hetimet e kryera se është autor i dyshuar i vjedhjes së ndodhur më datë 04.01.2017, në rrugën Egnatia, ku në bashkëpunim me një tjetër person i ka marrë me forcë M.D., telefonin e markës "Samsung" dhe orën e dorës të markës "Pateke-Filip".
 
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Vjedhje me dhunë".

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com