TIRANË - Konfliktet për çështje pronësie janë disa nga rastet më të shpeshta në vendin tonë. Kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë në Farkë ku dy vëllezërit Irfan dhe Alim Aga kanë qëlluar me sëpatë kushëririn e tyre 43-vjeçar me iniciale L.A, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Ndërkohë Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve të cilët akuzohen për kanosie të jetës dhe plagosje. 43-vjeçari pasi ka marrë ndihmën mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.