TIRANE - Arrestohet nga policia e kryeqytetit i dënuari me 17 vite burgim për trafik të qënieve njerëzore dhe prostitucion Hamza Karoshi, 37 vjeç.
Kapja e këtij shtetasi është bërë rreth mesditës në periferi të kryeqytetit pranë kryqëzimit të Bathores, ndërsa blutë bëjnë me dije se në momentin e ndalimit ky i fundit nuk ka bërë rezistencë.
Karoshi, ishte shpallur në kërkim pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të rënda, vendim i cili është dhënë në mungesë dhe tashmë ai pritet të shlyej dënimin për aktivitetin e tij kriminal.
Në operacion kanë marrë pjesë forcat e komisaritit të Kamzës dhe njësia speciale e drejtorisë së kryeqytetit, ndërsa lokalizimi i të të kërkuarit është bërë falë informacioneve në rrugë operative të siguruara nga policia e kryeqytetit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com