1300 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Tiranës. Efektivët e komisariati numër 4  në Tiranë, kanë gjetur dhe më pas asgjësuar në vendin e quajtur Gryka e Senës, komuna Zall – Bastar, 1300 rrënjë bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva të cilat ishin të mbjella në disa parcela.