Në sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës është çelur ekspozita fotografike “Tirana 100 vjet kryeqytet”. Përmes fotove bardhezi prezantohen gjurmët e qytetit, që në shekujt e parë pas Krishtit në Mozaikun e Tiranës, tek pazari, namazgjaja, vilat e viteve 1930 e deri në ditët e sotme. Organizatori dhe drejtori i përgjithshëm i “Alsar” Saimir Rusheku rrëfen realizimin e kësaj ekspozite, që i kushtohet kryeqytetit
“Është bërë një prezantim për të pasqyruar momentet e rëndësishme, duke nis nga fisnikëria tiranase me themelimin e Strehës Vorfënore nga “Zyber Hallulli”, e tek mikpritja që kreu i parë i Bashkisë së Tiranës Ismail Ndroqi i bëri Kongresit të Lushnjes në Qafën e Kasharit. Më tej bëhet një prezantim i plotë ngritja e institucioneve në Tiranë, duke u shtrirë tek infrastruktura dhe zhvillimi i jetës qytetare”, shprehet Saimir Rusheku, drejtor i fondacionit “Alsar”.
Fotot e realizuara nga 1920-ta në 2020-n sjellin zhvillimin kulturor, fetar, etnografik, sportiv, urbanistik dhe arkitektonik
“Më pëlqen shumë, shumë interesante”, shprehet një qytetar.
“Me anë të fotove lexohet historiku i Tiranës. Ndjeva mallëngjim, duke parë shndërrimin e Tiranës”, thotë një qytetar.
“Këtu kam lerë edhe këtu jam rritur. Shumë bukur. Vetëm nuk më pëlqen, që pallatet e mëdha nuk kanë parqe për pushim”, tregon një tjetër qytetar.
Ekspozita pas sheshit “Skënderbej” dhe do të udhëtojë edhe në Prishtinë, Ulqin, Tetovë dhe Shkup.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2797
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Letra nga Ferri', ekspozitë rrëqethëse për ish të burgosurit! Dëshmi e terrorit, torturës në birucat e regjimit! Të shkruarit si formë rezistence
29 Tetor, 14:56
-
‘Ku shkuan florinjtë?!’ Qytetarët për Metën: Ndajnë gratë e numërojnë vilat, ne 2 dhoma me zor i bëmë!
24 Tetor, 12:14
-
Dy ekspozita në Vlorë dhe Pogradec! Kolonia e piktorëve sjell ekspozitën e peisazhit, ndërsa rumunët prezantojnë 30 novela grafike
3 Tetor, 16:23
-
Fier, ekspozohen për herë të parë shënimet e shkrimtarëve të njohur për Parkun e Apolonisë
28 Shtator, 13:18
-
Video/ Një ekspozitë e veçantë në Sarandë për artin e peshkimit! Koleksion me artefakte dhe mjetet e peshkimit ndër vite
1 Qershor, 11:50
-
Kur kukullat të jetojnë në shpirt! 40 vjet në Teatër, Shegushe Bebeti ekspozon personazhet e përrallave: Në to arti i riciklimit!
15 Mars, 13:40
-
‘Fisnikëria’, 17-vjeçarja ekspozitë me piktura në Durrës! Portrete e peisazhe, Sonja Mustafa tregon pasionin e saj
2 Nëntor 2022, 16:05
-
Kultura gjirokastrite zbret në Elbasan, organizohet festivali ‘Qytete me Kala’
1 Korrik 2022, 16:27
-
‘Sensitive’, Anila Hetoja vendos gruan në qendër të 20 pikturave, piktorja: Kam dashur t’i jap vendin që i takon
21 Qershor 2022, 16:03
-
Kërkesa e federatave për hapjen e basteve sportive, qytetarët pro dhe kundër: Mund të varfërojë më shumë popullin
15 Qershor 2022, 14:06
-
Kush dashuron, nuk bën luftë! Mesazhi në pikturën e Tiziano-s që në 1550-n
7 Prill 2022, 19:07
-
Orion Shima ‘i kundërvihet’ indiferencës ndaj natyrës, ekspozita “Kjo vjeshtë”, në një triptik me 19 vepra të punuara në pandemi
21 Mars 2022, 16:59