Tirana fiton me Kastriotin dhe shpallet kampione e Kategorisë së Parë

Tirana fiton me Kastriotin dhe shpallet kampione e Kategorisë së Parë

Tirana-Kastrioti

Tirana, përveçse është rikthyer në Kategorinë Superiore, është shpallur edhe kampion i Kategorisë së parë, teksa ka mundur në finale Kastriotin.

Bardheblutë kanë fituar 2-0 përballë krutanëve, ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Pjesa e parë ka qenë e barabartë, madje ishte Kastrioti që në 2 momente iu afruar më afër golit.

Në pjesën e dytë Tirana dominon totalisht takimin, me heroin Greca që shënoi dy gola për 6 minuta, në 65’ dhe 71’, ku mbrojtja krutane ishte thuajse inekzistente.

Më pas Greca dëmtohet dhë zëvendësohet, por kjo nuk ka ndikuar aspak, madje Tirana mund të kishte shënuar edhe një gol të tretë. I pafuqishëm Kastrioti, që pranon humbjen.

Bardheblutë përfitojnë 30 milionë lekë të vjetra shpërblim për këtë sukses, ndërsa Kastrioti rikthehet në elitën e futbollit shqiptar pas 5 vitesh mungesë.

Tirana-Kastrioti 2-0

Greca 65′, 71′

Tirana: Lika, Marveje, Hoxhallari, Halili (Celhaka 88′), Cake, Sentamu, Greca (Bardhi 77’), Kërçiku, Karabeci, Turtulli, Daja (Muçi 90′). Trajner: Ze Maria.

Kastrioti: Kuka, Mziu, Hoxha, Çela, Lila, Mulaj (Çaça 58′) , Lilaj, Çutra, Marku, Husein (Neziri 62′), Malindi. Trajner: Samuel Nikaj.

Kartonë të verdhë: Maveje 23′, Daja 29′, Husein 42′

Gjyqtar: Enea Jorgji

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën