Tirana nuk do të ketë më trafik
Ja si do të zgjidhet problemi

Tirana nuk do të ketë më trafik<br />Ja si do të zgjidhet problemi
TIRANE-Projekti prej 1 miliardë euro që do të zbatohet gjatë tre viteve të ardhshme, duke transformuar plotësisht infrastrukturës rrugore, arsimore dhe shëndetësore në vend, do të zgjidhë përfundimisht edhe problemin e trafikut të rënduar të Tiranës.

Në kuadër të kësaj pakete financimesh, një prej projekteve madhore që do të zbatohet është ai i ndërtimit të “Unazës së Madhe” të Tiranës dhe disa mbikalimeve që do të lehtësojnë trafikun në kryeqytet.

“Unaza e Madhe” është një projekt që pritet të kushtojë rreth 120 milionë euro, nga të cilat 60 milionë euro do të jenë vetëm për shpronësime.

Kjo “Unazç” do të kompletojë segmentin aktual sheshi Shqiponja-TEG (që do të hapet brenda 2-3 muajve të ardhshëm pas inagurimit të mbikalimit tek “Shkolla Teknologjike”).

Në bazë të planit aktual, do të ndërtohet segmenti Sauk-Farkë-Shkozë-Rrapi i Trishit dhe Babrru-Bragu i Lumit-Kthesa Kamëz, që do të bashkohet me “Unazën” tek “Dogana”.

Këto dy segmente do të përfundojnë “Unazën e Madhe” të kryeqytetit.

Njëkohësisht, parashikohet që programi “1 miliardësh” i investimeve të financojë rrugën e re Tiranë-Ndroq-Plepa dhe katër pika kyçe brenda kryeqytetit, mbikalimin e sheshit “Shqiponja”, si dhe ndërhyrje ende për t’u konceptuar, tek “21 Dhjetori”, “Rruga e Elbasanit” dhe “Zogu i Zi”, me qëllim lehtësimin e trafikut.

Me zbatimin e këtyre projekteve, brenda 2020-s, trafiku në Tiranë do të pësojë një lehtësim të ndjeshëm, ndërsa zgjerimi i rrugë të kryeqytetit do të ndikojë gjithashtu në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Paralelisht, me investim të qeverisë qëndrore, ose të Bashkisë së Tiranës, në kryeqytet janë duke u zbatuar një seri projektesh madhore, që po sjellin një transformim rrënjësor të Tiranës.

Lista e projekteve në zbatim është:

Sheshi “Skëndërbej”, “Bulevardi i Ri” dhe mbikalimi tek “Shkolla Teknologjike” përfundojnë të gjithë brenda pak muajve të ardhshëm.“Arena Kombëtare”, stadiumi i ri i përfaqësueses së futbollit do t’i shtohet kryeqytetit brenda 2018-s.“Parku i Ri Olimpik”, struktura më e madhe në shërbim të atletikës dhe sporteve të tjera olimpike do të përfundojë gjithashtu brenda këtij viti.

Deri në 2018-n përfundon edhe “Teatri i Ri Kombëtar” pranë digës së Liqenit Artificial, si dhe “Teatri i Ri i Operës dhe Baletit”.

Deri në 2020-n pritet të përfundojë kampusi i ri universitar, një investim me vlerë 25 milionë euro.

Stacioni i ri qëndror i autobuzëve dhe stacioni i ri hekurudhor.

Linja e shpejtë hekurudhore Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas, pjesë e Procesit të Berlinit dhe e financuar në masën 84 milionë euro nga Bashkimi Europian do të përfundojë gjithashtu brenda 2020-s.

Parku i Ri i Bregut të Lumit, Parku i Vaqarrit dhe Parku i Farkës do t’i shtohen hapësirave të gjelbërta të kryeqytetit. /Lexo.al

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg