Tiranë, 22 vjeçari merret peng nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret peng nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tirane- Një 22 vjeçar është marrë me forcë nga një lokal të Tiranës dhe pasi është futur në makinë është dërguar në Shëngjergj të Tiranës ku ëshë dhunuar fizikisht.

Pollicia e Tiranës bën me dije se autorët e kësaj pengmarrjeje janë vëllezërit Arjan. Ç., 41 vjeç,  Agim Ç., 38 vjeç dhe Erind K, 27 vjeç.

Shqiptarja.com e Report Tv mëson së vëllezërit në bashkëpunim me të afërmin e tyre Erind.K kanë marrë peng në një lokal në Tiranë një 22-vjeçar, e kanë futur në makinë dhe e kanë rrahur e dhunuar në Shëngjergj të Tiranës.  

I riu është goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit. Policia dyshon se 22 vjeçari është rrahur për shkak se ka pasur lidhje me vajzën e njërit prej tyre dhe ata nuk kanë qenë dakord.  Pasi mori informacion policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjerjes dhe ka mundur ta liroj dhe arrestojë 3 autorët.

Të tre akuzohen për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta.  Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta, informoi sot policia e Tiranës. 

Lajmi ne perditesim...

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 02/08/2024 11:25

    Ec shpellaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Presidenti i IOC sqaron situatën e boksieres algjeriane: Khelif është grua, konfirmimi shkencor do të qartësojë çështjen

Paris 2024/ Presidenti i IOC sqaron situatën e boksieres algjeriane: Khelif është grua, konfirmimi shkencor do të qartësojë çështjen