Tiranë - Një konflikt mes një 25 vjeçari dhe një të mituri ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Fillimisht ka qenë 16-vjeçari ai që ka goditur të riun me send të fortë. Ky i fundit i është kundër përgjigjur duke e goditur me mjet prerërs.

16-vjeçari aktualisht është në kujdesin e mjekëve, ndërsa 25 vjeçari ra në prangat e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. P., 25 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i mituri ka goditur me send të fortë, 25-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me mjet prerës, të miturin, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

 Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.