Tirane- Shqiptarja.com siguron videon e goditjes me thikë të ndodhur në qytetin Studenti më 18 nëntor 2024, në të njëjtën ditë kur ndodhi dhe vrasja me thikë e 14 vjeçarit Martin Cani. Policia arrestoi autorin 19 vjeçar.
Aron Demiraj vetëm 20 vjeç u qëllua me thikë në “Qytet Studenti”, ku edhe jeton. Në video duket që dy të rinjtë përplasen me grushte. Demiraj mori tre goditje, në brinjë, në qafë dhe shpatull. Pas konfliktit 19 vjeçari ka shkuar në një fast food për të marr ndihmën e parë dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.
Autori i dyshuar, Ajdin Ajvazi 19 vjeç, u arrestua, ndërsa policia po heton për shkaqet e plagosjes, që siç burime thanë për Report Tv, gjithçka nisi pas fjalëve “pse më bllokove rrugën”.
Njerez me probleme mentale.
Përgjigju