I dërgoi SMS në Instagram një vajze, por në takim i doli partneri i saj! Si u dhunua brutalisht 34-vjeçari në Tiranë

I dërgoi SMS në Instagram një vajze, por në takim i doli partneri i saj! Si u dhunua brutalisht 34-vjeçari në Tiranë

Rigels Kaso

Rigels Kaso ka mbetur i plagosur rëndë pasi është dhunuar brutalisht nga një 34-vjeçar, i cili u shpall në kërkim sot nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Tiranë, ndërsa 42-vjeçari nga Bilishti ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Burime nga policia bëjnë me dije se 42-vjeçari nga Bilishti ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi.

Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e Bajram Gjeleshit në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Ai është dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Masa kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, Shqipëria dhe Sllovenia forcojnë marrëdhëniet në fushën policore

Masa kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, Shqipëria dhe Sllovenia forcojnë marrëdhëniet në fushën policore