Një punonjës i Gardës së Republikës është pezulluar nga detyra për shkak se ka kërcënuar me armën e shërbimit një qytetar. 

Burime nga policia e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14.30 punonjësi i Gardës rreshter K.N., sipas kallëzimit, ka kanosur me armën e shërbimit një shtetas pranë një karburanti.

Sipas burimeve të Shqiptarja.com, mësohet se gardisti  pasi e ka akuzuar se i kishte hedhur naftë të keqe në makinë, i ka drejtuar pistoletën punonjësin të karburantit.

Në lidhje me ngjarjen, personi që është kanosur ka bërë kallëzim pranë Komisariatin e Policise nr. 3.

Policia ka bërë shoqërimin e punonjësit të Gardës, duke kryer të gjithë veprimet procedurale për të tilla raste.

Punonjësi i Gardës është pezulluar nga detyra në bazë të rregullores deri në përfundim të hetimit penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com