Tritoli në fasonerinë e italianit në Tiranë, arrestohen 2 persona! Shkak i shpërthimit gjobëvënia 100 mijë euro! U pagua i mituri për vendosjen e lëndës plasëse

Gjobëvënia në vlerën e 100 mijë eurove ka qenë shkaku i vendosjes së eksplozivit në derën e fasonerisë së biznesmenit italian Roberto Del Gaido, në zonën e Freskut në Tiranë. Sipërmarrësi nuk pranoi të paguajë shumën që i kërkohej nga Edmond Arapi, 46 vjeç, pas mosmarrëveshjeve që dyshohet se nisën për çështjen e fasonerisë. Policia ka pohuar se 46-vjeçari e ka kërcënuar disa herë Del Gaidon duke i kërkuar të paguante shumën, përndryshe do ta pësonte keq.

Dhe kështu ndodhi në orët e mbrëmjes së 25 majit, kur një shpërthim u regjistrua në hyrje të fasonerisë në rrugën “Fadil Deliu”. Agjentët e Komisariatit nr. 4 arritën të gjurmojnë autorin që vendosi lëndën plasëse dhe bëhet fjalë për një 16-vjeçar, i cili kundrejt pagesës ishte pajtuar nga Edmond Arapi për të vendosur lëndën plasëse artizanale në derën e fasonerisë.

Sipas policisë, dyshohet se 46-vjeçari i ofroi të miturit shumën e 100 mijë lekëve për të vendosur eksplozivin, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe më parë. Policia fillimisht arriti në gjurmët e 16-vjeçarit pas këqyrjes së shumë kamerave të sigurisë në zonë, duke i gjetur atij edhe biçikletën dhe rrobat e përdorura në ngjarje. Ishte i mituri, i cili pas arrestimit u dha detaje hetuesve në lidhje me ngjarjen ndërkohë që menjëherë pas shpërthimit, Edmond Arapi ishte larguar në drejtim të Himarës ku u bë edhe arrestimi i tij.

Gjatë marrjes në pyetje 46-vjeçari ka refuzuar të japë detaje, ndërkohë që hetuesit po kërkojnë edhe dëshminë e sipërmarrësit Roberto Del Gaido, i cili pas shpërthimit në biznesin e tij është larguar në drejtim të Italisë. 16-vjeçari i arrestuar nga policia nuk ishte emër i panjohur për agjentët e Komisariatit nr. 4. Disa muaj më parë ai u arrestua si autor i vendosjes së lëndës plasëse në një tjetër ngjarje në zonën e Alliasit. Adoleshenti banues në Kamëz, pas arrestimit u la në masë më të butë nga gjykata për shkak të moshës por implikimi në veprën penale të radhës e ka rikthyer sërish në qeli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Pagoi të miturin t’i vinte tritol biznesmenit italian në Tiranë që nuk pranoi t’i jepte 100 mijë euro, ky është 46 vjeçari Edmond Arapi (FOTO)

1685626097_edmondarapi.jpg

Ky është Edmond Arapi, 46 vjeçari i cili pagoi me 100 mijë lekë 16 vjeçarin për t’i vënë tritol fasonerisë së biznesmenit Roberto del Gaido i cili nuk pranoi t’i jepte 100 mijë euro.

Ora 11:01
I vuri tritol fasonerisë së italianit në Tiranë, 16-vjeçari njihej si person problematik! Më parë kishte vendosur lëndë plasëse në një banesë në Allias

Report TV ka siguruar detaje të tjera rreth vendosjes së tritolit ndaj biznesit të pronarit italian, Roberto del Gaido në Tiranë.

16 vjeçari i cili ishte paguar me 100 mijë lekë nga Edmond Arapi për të vendosur lëndën plasëse, është banor i Kamzës por më së shumti qëndron në zonën e Freskut.

Gazetari Sokol Dema raporton se muaj më parë 16-vjeçari është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz si autor i vendosjes së një tjetër sasie tritol në një banesë në Allias dhe gjykata në atë kohë e liroi në masë më të butë për shkak të moshës. Njihet si person problematikë për zonën e Kamzës.

Ora 10:45
Zbardhet motivi i vendosjes së tritolit në fasonerinë e italianit në Tiranë! Edmond Arapi i kishte vënë gjobë 100 mijë euro, del Gaido refuzoi të paguante

Edmond Arapi i kishte vënë gjobë prej 100 mijë euro italianit Roberto del Gaido dhe kërcënuar disa herë që nëse nuk do t'a paguante, do të ishte i rrezikuar, por vetë italiani kishte refuzuar. Dyshohet se gjoba e majme të jetë vënë për shkak të ndonjë konflikti pune.

Ora 10:02
Tritol fasonerisë së italianit në Tiranë, 16-vjeçari: Edmond Arapi me pagoi për të vendosur lëndën plasëse

1685606627_1685604913tritol.jpg

I vetmi që ka folur përpara hetuesve në lidhje me sasinë e lëndës plasëse të vendosur në fasoneri është 16-vjeçari, i cili ka thënë se Edmond Arapi e ka paguar për vendosjen e tritolit. Gazetari i Report Tv Sokol Dema thotë se nga ana tjetër Arapi nuk ka folur gjatë arrestimit dhe pritet të merret sërish në pyetje. Pas shpërthimit në fasonerinë e italianit, Edmond Arapi u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua, ndërkohë edhe italiani i fasonerisë është larguar në Itali dhe akoma mbetet i paqartë motivi i ngjarjes.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti.fr: 01/06/2023 17:02

    Sh... atij 16 vjeçarit dhe këtij ganngos qe e ka porositur.

    Përgjigju
  • Dini: 01/06/2023 10:06

    Un kur e pash thash mos ishte ndonje familje qe kishte nevoj per ndihme. Shihni fasonerin nga jasht qe te kuptoni kushtet e punes brenda saj. Mjer ata qe punokan ne keto kushte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë