Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi foli sot për mungesën e infrastrukturës për kalimtarët. Gjatë takimeve në zonën e Senatoriumit, Bojaxhi u shpreh se deri më sot "vizioni për zhvillimin e qytetit ka qënë ai i një fjetine pa asnjë konsideratë për sigurinë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve."
Sipas tij, ky vizion primitiv është i dukshëm më shumë se kudo tek infrastruktura rrugore.
"Deri më sot rrugët janë parë si infrastrukturë për lëvizjen e makinave pa menduar për këmbësorët. Sa herë që janë ndërtuar apo rindërtuar rrugë, janë sakrifikuar kalimtarët: rrugët janë zgjeruar kurse trotuaret janë ngushtuar ose zhdukur fare. Një rast i tillë tipik është ai i zonës së Sanatoriumit ku sapo janë rindërtuar disa rrugë, por trotuaret janë aq të ngushta sa nuk mundësojnë as ecjen e një këmbësori", tha Bojaxhi.
Kandidati i pavarur Bojaxhi deklaroi se ai do t'i ndërrojë prioritetet dhe rëndësia kryesore do t'u jepet kalimtarëve. Ai tha se se trotuarët do të zgjerohen, do të çlirohen nga zaptimet e paligjshme dhe nga të gjitha objektet e reklamave dhe tabelave private për t'i liruar në favor të këmbësorëve.
/atsh/
/Shqiptarja.com