Ndotnin mjedisin me inerte, 3 në pranga dhe 4 në hetim në Tiranë! IKMT vendos 4.5 mln lekë gjoba

TIRANË- Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe 4 të tjerë janë vënë në hetim, pasi hidhnin inerte në zona të ndryshme duke shkaktuar ndotje mjedisore. Policia e Tiranës njofton se secilit prej të arrestuarve u ka vendosur nga 1.5 mln lekë të reja gjobë, pra në total vlera e gjobës arrin në 4.5 mln lekë të reja.

Njoftimi i policise

Strukturat e Policisë së Tiranës, të angazhuara maksimalishit për goditjen e krimeve mjedisore dhe sundimin e ligjit në territor.

Arrestohen 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke shkarkuar inerte, në vende të ndryshme, si dhe procedohen penalisht 4 të tjerë.

Për secilin rast të konstatuar është mbajtur masë administrative nga IKMT me vlerë 15 milion lekë të vjetra.

Shërbimet e komisariateve të Policisë në varësi të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë intensifikuar kontrollet në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Gjatë kontrolleve të territorit për garantimin sa më të sigurtë dhe të pacenuar nga krimet mjedisore, janë mbajtur në monitorimin e shërbimeve të Policisë, vende në të cilat dyshohej se kryhej aktivitet i paligjshëm në fushën e krimeve mjedisore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë konstatuar duke transportuar e shkarkuar inerte dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-  Q. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shpërdorimi i tokës" dhe "Pushtimi i tokës", parashikuar nga nenet 199 dhe 200 të Kodit Penal;

- A. R., 27 vjeç, F. N., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Menaxhimi i mbetjeve", parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. M., 58 vjeç, F. H., 52 vjeç, P. V., 29 vjeç, dhe M. M., 40 vjeç.

Dokumentet e 6 automjeteve (kamionë) me të cilat janë konstatuar këta shtetas, janë bllokuar, ndërsa automjetet iu janë lënë në ruajtje pronarëve të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajm ne perditesim...

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës

Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës