Tiranë - Një 30-vjeçar në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë në zonën e Laprakës.
Zyra e Prokurorit në Finlandën Perëndimore i ka caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” (mbetur në tentativë) dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.
30-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Finladës.
Njoftimi i policisë:
Falë informacionit të siguruar nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda dhe DVP Vlorë, dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë, u bë i mundur arrestimi në Laprakë, me qëllim ekstradimi në Finlandë, i shtetasit finlandez:
L. E., 30 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit në Finlandën Perëndimore i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” (mbetur në tentativë) dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, të parashikuara nga legjislacioni penal finlandez.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit L. E.
Komente










