Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit

Tirana pret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik Sportiv, një ngjarje e veçante për komunitetin sportiv dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Qëllimi kryesori i këtij takimi është të nxitë sportin si një mjet solidariteti, bashkëpunimi dhe paqeje.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vuri theksin tek sporti si një nga mënyrat për t’i mbajtur fëmijët larg problemeve.

“Në vitin 2023, Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, ishte një mundësi e jashtëzakonshme që qyteti i Tiranës, bashkë me Komitetin Olimpik, të inkurajonim masivizimin e sportit, sidomos në shkolla, mbas mësimit, për të mbajtur fëmijët larg veseve, larg rrugës, larg rreziqeve dhe gjithë ajo energji, prodhoi për herë të parë medaljet tona olimpike një vit më pas. Medaljet e para të Shqipërisë ishin në mundje dhe u shpërblye gjithë ai mund i Komitetit Olimpik dhe gjithë ajo energji e jashtëzakonshme e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sporteve për të pasur medaljet tona të para”, tha Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Islamike të Solidaritetit Sportiv, Nasser Majali, theksoi rëndësinë e rolit të sportit në ndërtimin e “urave” që lidhin popujt dhe promovojnë vlerat e solidaritetit dhe bashkëpunimit.

“Dëshiroj të falënderoj personat që na kanë ftuar, si Komitetin Olimpik të Shqipërisë, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Sporteve, Kryeministrinë për gjithë mbështetjen që na kanë dhënë në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër. Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur, ndjehemi shumë mirë, një përvojë jashtëzakonisht e bukur’, tha ai.

Në këtë takim që vijon deri më 18 dhjetor marrin pjesë Komitete Olimpike Kombëtare nga 57 vende.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu pyet demokratët: Nëse SHBA nuk heq Non-Gratën, do bëheni kundër Trump apo kundër Berishës?

Spahiu pyet demokratët: Nëse SHBA nuk heq Non-Gratën, do bëheni kundër Trump apo kundër Berishës?