TIRANË - Për të dytën here SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për Selim Çekajn babain e Arbër Çekajn po gjykata e ka shtyrë vendimin për në datën 27 dhjetor.
Sipas SPAK akuza për përfshirjen e tij në trafik droge nuk vërtetohet por gjyqtari Erion Bami në seancën e sotëm është shprehur se do të marr një vendim pasi të njihet me vendimin e gjykatës për djalin e tij Arbër Çekaj, i cili u dënua për trafik lëndësh narkotike.
Selim Çekaj u arrestua në tetor të vitin 2021 pasi brenda kontenierëve te kompanisë së emër të tij u kapën 49 kg kokainë. Aktualisht ai ndodhet pa masë sigurie.
Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas po brenda një kontejneri. Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.
Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.
Lajmi ne perditesim...