TIRANE - Një efektiv i policisë është plagosur këtë mëngjes në Tiranë pasi është qëlluar me mjete prerëse.
 
Efektivi i policisë në Komisariatin Nr. 6, Gjergji Muça ndodhej në afërsi të një qendre tregtare në rrugën e Elbasanit rreth orës 03:50 kur është qëlluar në pjesën e duarve dhe të fytyrës me mjete prerëse.

31-vjeçari nuk ka qënë në krye të detyrës në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Gjergji Muça ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 



Redaksia Online
Shqiptarja.com