TIRANE- Një punëtor 66 vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua nga soleta e katit të katërt. Ngjarja është shënuar sot rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi” në Tiranë.
Në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë, informoi sot policia e Tiranës.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento
Komente








