Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës

TIRANË - Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat e PS në njësinë numër 5 në Tiranë. Në këtë takim u prezantua edhe Erion Braçe, të cilit pasi u largua nga Lushnja i është deleguar kjo njësi për fushatën e 11 majit.

Takimi u mbajt tek Art Turbina dhe në nisje pati një përshëndetje të përzemërt mes Braçes dhe Veliajt. Përpos Braçes e Veliajt, në takim morën pjesë edhe dy ministret Delina Ibrahimaj dhe Ogerta Manastirliu, të dyja të deleguara po ashtu në Tiranë për fushatë.

Në fokus të mbledhjes ishte angazhimi maksimal i strukturave të PS për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Tirana është qarku që prodhon më shumë mandate, konkretisht 37. Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj bëjnë me dije se në fokus të mbledhjes ka qenë edhe vota e diasporës, ku kësaj njësie i është kërkuar të përmbushin objektivat.

Anëtarët e njësisë numër 5 në ‘tension’ për votën e diasporës, pas mbledhjes diskutonin për problematikat në këtë proces.

“Kam deklaruar 17, por kam regjistruar 11. Përderisa i kam thënë duhet t’i plotësoj. Por është vështirë”

“I kanë skaduar dokumentet, çfarë të bëjmë ne! Na thonë të ikin të konsullata në New York, po njerëzit kanë punët e tyre, e kanë larg, nuk shkojnë dot”, mësohet të kenë thënë ata.

Pas këtij takimi, kryesocialisti Edi Rama mbledhoi delegatët e Tiranës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete

Veteranët e PS i janë “falur” Erion Veliajt për një kërkesë të pazakontë, një ashensor në seli. Kërkesa e çuditshme ka irriturar kryeministrin Rama gjatë mbledhjes së zhvilluar me njësinë numër 5 në kryeqytet.  

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama i është drejtuar “veteranes”  se kërksa të tilla nuk nuk t'ia kishin bërë Veliajt, dhe se “favoret” apo kërkesat në emër të “vetereranëve” duhet të marrin fund. 

“I kërkoni kryetarit të bashkisë, ashensor. Çfarë lidhje ka kryetari i bashkisë me ashensorin? Duhet ta mbyllim këtë historinë me veteranër. Nëse duam të respektojmë luftën nuk duhet te kërkojmë asgjë për vete. Të gjithë të marrin sipas meritës”, mësohet të jetë shprehur Rama. 

Por, kritikat e kryeministrit kanë bërë që veterania t’i shprehë pakënaqësitë me miqtë e saj pas mbledhjes, duke akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për këtë kategori. 

“Çfarë i kujton se është ai? Një si ne është! Kemi 30 vjet që kemi lënë kockat dhe skemi marrë asgjë! Flasin dhe për holokaustin, po nga ana tjetër i përdorin njerezit”, është shprehur ajo në bisedë me miqtë e saj", mësohet të ketë thënë ajo. 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • amerika: 27/01/2025 21:45

    more ndonjeri i thote ketij per shqiptaro-amerikanet qe duan ti thone: We dont give a shit about voting mister!

    Përgjigju
  • PASARDHËS I VETERANIT TË L.ANT.NAC.ÇLIR.: 27/01/2025 19:03

    Edvin mirë e ke asnjë kërkes nga ana e atyre pak LUFTËTARËVE TË LUFTËS QË RRADHITËN SHQIPËRIN NË KRAHUN E FITIMTARËVE SSSSEEEE NUK TË DALIN MEKLT PËR TË DËMSHPËRBLYER BASHKMPUNTORËT E NAZI-FASHIZMIT.KAQ PËR MOMENTIN SE KA DHE MË PËR P.S.SH.QË KA DALË NGA DINARËT E SOCIAL DEMOKRACIS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq