TIRANË- Një operacion blic i policisë së Tiranës i kryer paraditën e të enjtes ka bërë që të sekuestrohet një sasi e konsiderueshme tritoli si dhe qindra fishekë.
Operacioni i koduar “Fuqia” është zhvilluar pranë mbikalimit të Kamzës dhe në të dallohet momenti kur oficerët e policisë të veshur civil, arrestojnë Ylli Donen, 38-vjeç.
Policët e shtrijnë në tokë 38-vjecarin i cili po transportonte sasinë e tritolit në anën tjetër të rrugës hyrëse për në Tiranë.
Fillimisht janë 4 oficerë të cilët e rrethojnë. Njëri prej tyre qëndron në krah të tij, ndërkohë që dy të tjerët afrohen me vrap. Njëri prej policëve nxjerr pistoletën, ndërkohë që të tjerët e ulin në tokë Ylli Donen.
Bie në sy se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 45 kg tritol i ndarë në 309 kallëpe si dhe 5 cop eskploziv, të cilat ishin future në disa ccanta të ndryshme. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se tritoli ishte bërë gati për tu shitur.
Gjithashtu policia ka gjetur reth 720 fishekë si dhe ndezës granatash. Ylli Done do të akzuohet për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake"
[gallery]21072[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO