Tiranë - Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur kasafortën me 15 mijë euro në shtëpinë e një mjeku në rrugën “Muhamet Gjollesha” një ditë më parë.
Siç shihet edhe nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, Arbnor Xhimaj dhe Lejdjan Gjoka të veshur me të zeza dhe kapele në kokë, pasi kanë marrë kasafortën me lek nga shtëpia e mjekut, duke përdorur ashensorin e nxjerrin jashtë dhe e fusin në bagazhin e makinës.
Sipas njoftimit të bluve dy të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje. Madje njëri prej tyre (Arbnor Xhimaj) ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për këtë vepër penale.
Automjeti i dyshuar i përdorur nga dy autorët, për të realizuar vjedhjen u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin vjedhur kasafortën me një shumë parash, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Reagimi", për zbardhjen e rastit.
Si rezultat i operacionit u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
A. Xh., 40 vjeç dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. Xh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se këta shtetas, më datë 02.06.2025, kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro, në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Janar, 22:15
Arrestimi i Maduros, si e vlerësoni sulmin e SHBA-ve në Venezuelë?
-
Të drejtë
35.6%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
10.9%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyshohet se kultivoi rreth 2 mijë bimë dhe fidanë narkotikë në një magazinë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
7 Janar, 14:26
-
Kultivoi rreth 2 mijë bimë dhe fidanë narkotikë në magazinë! Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, i duhet të vuajë edhe 2 vite burg (VIDEO)
7 Janar, 14:14
-
Dyshohet se hodhën sende të forta në drejtim të policëve, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 4 protestuesit e Lapajt
7 Janar, 13:25
-
Po vinte në Tiranë! Pasagjerja flet pas bllokimit në aeroportin e Brindisit: Mbetëm në ajër, ishim të frikësuar!
7 Janar, 12:55
-
Dyshohet se kreu 4 vjedhje në 2 muaj, arrestohet 31-vjeçari në Durrës! I dënuar edhe më herët për të njëjtën vepër penale
7 Janar, 12:48
-
Kaos në aeroportin e Brindisit, dy fluturime për në Tiranë devijuan nga moti i keq! 100 pasagjerë futen me forcë në pistë, do vijnë në Shqipëri me traget
7 Janar, 12:15
-
Elisaveta Treska emërohet Drejtoresha e Senatoriumit në Tiranë
7 Janar, 10:43
-
Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, Krenar Alimehmeti rizgjidhet kryetar
6 Janar, 16:21
-
Zyrtare/ Tirana rikthen pas 4 muajsh sulmuesin Ernest, afrimi i katërt këtë merkato dimri
6 Janar, 15:14
-
Rinas/ Tentuan të hyjnë në Shqipëri me dokumente false, arrestohen 6 kinezë! Në pranga edhe 1 bjelloruse që kontrabandonte botoks e fillera
6 Janar, 15:04
-
Vodhi 4 dyqane në Vlorë, arrestohet ‘skifteri’ 22-vjeçar
6 Janar, 14:36
-
Kapi për fyti kryeinfermieren, arrestohet mjeku në Tiranë! 53-vjeçari refuzoi të plotësonte kartelën e pacientit (EMRI)
6 Janar, 14:09