Gjithçka ndryshoi në jetën e familjes Thanasi, kur kryefamiljari Ilirian Thanasi pësoi një aksident duke thyer këmbën. Të vetmet të ardhura që kishte kjo familje, ishin ato që siguronte Iliriani por ky aksident ka ditë që i ka lënë pa ngrënë.
Gerta Thanasi tregon se nuk kanë kërkuar asnjëherë ndihmë edhe pse të varfër, ia kanë dalë vetë duke bërë punë të thjeshtë, por sot ata kanë nevojë për ndihmën e çdokujt që mundet, pasi burrë e grua janë të sëmurë e nuk mund të punojnë, madje kjo familje nuk trajtohet as me ndihmë ekonomike.
"Sa erdhi nga puna, la bicikletën, vetëm kur u rrëzua jashtë. U rrëzua, theu këmbën, e cuam në spital, na thanë që i ishte thyer kocka në mes. Një pjesë ia futën në allci, ndërsa pjesën tjetër do ia fusin në allci javën që vjen. Më thanë se i rrezikohet jeta nëse nuk merr disa mjekime", u shpreh Gerta Thanasi.
Ilirian Thanasi prej ditësh rri në këtë shtrat. Mjekët i kanë thënë se rrezikohet nga tromboza, por Iliriani tregon se e ka të pamundur t’i blejë ilaçet.
"Kam pas punuar, e nxirrja lekun, jetonim, të paktën bukën e siguroja. Vetëm unë punoja, nusen e kam pasur me KEMP, ia hoqën. Jemi vetë i tretë, kërkojmë të ushqehemi", u shpreh Ilirian Thanasi.
Iliriani dhe Gerta kanë një fëmijë 7-vjeç. Ata tregojnë se sot e kanë dërguar në shkollë pa ngrënë. Kërkesa e tyre e vetme është një ndihmë për të blerë ilacet në mënyrë që kryefamiljari të punojë për të mbajtur familjen.
"Kam një djalë, e kam cuar në shkollë pa ngrënë dhe me temperaturë 38. I kërkoj cdo njeriu që të më ndihmojë, të paktën për ilace", tha bashkëshortja e Ilirianit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
43.3%
-
I keq
20.6%
-
As i mirë as i keq
36.2%
Vota total: 141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shembet shtëpia në Përmet, familja Dosti fle në kasollen e bagëtive! Gruaja e shtëpisë: Flemë me plastmas! Emergjencat Civile: Nuk kemi çadër
20 Tetor 2021, 21:50
-
Jetesa në varfëri ekstreme e familjes Plepi me 4 të mitur në Maliq, apel për ndihmë: S'i ngop dot me bukë, njerëzit të vendosin dorën në zemër
8 Tetor 2021, 13:00
-
Kukës/ Me 3 anëtarë me aftësi të kufizuara, familja jeton në kushte mjerimi! Me sytë nga njerëzit për t'i falur bukën e gojës
3 Tetor 2021, 13:21
-
Familja nga Fieri apel për ndihmë: Na bie shiu në kokë kur fle gjumë, vuajtjet tona s'kanë fund! Djali i sëmurë me epilepsi: Dua të jetoj si çdo njeri
4 Shtator 2021, 15:23
-
Familja e varfër në Berat apel për ndihmë, nëna e paralizuar nuk merr KEMP! Djali: S'kemi të hamë, jo më për ilaçe
31 Mars 2021, 08:50
-
Familja e varfër në Poliçan, shtëpia e pabanueshme, bashkia nuk jep leje ndërtimi (VIDEO)
20 Janar 2021, 21:59
-
Apeli i familjes nga Fushë-Kruja, pa punë e me 5 fëmijë të mitur! Nëna: Në darkë gënjej fëmijët, deri sa t'i zërë gjumi se s'kam t'i ushqej (VIDEO)
30 Dhjetor 2020, 14:28
-
Histori njerëzore/ Familja Mihasi në Memaliaj në varfëri ekstreme, 6 anëtarët jetonjnë me pension invaliditeti! 4 fëmijë pa bukë dhe pa shkollë
9 Dhjetor 2020, 16:23
-
Familja e varfër në Krujë nxirret pas 10 vjetësh nga stalla! Kryefamiljari Ylber Sadiku: Për dy muaj pronari kërkon godinën
23 Nëntor 2020, 22:44
-
Fushë- Krujë/ 'Në frigorifer vetëm ujë, në tryezë bukë thatë'... Babai me epilepsi rrit 3 fëmijë në varfëri ekstreme: S'kam me ça t'i ushqej
25 Maj 2020, 16:41
-
Rudina Hajdari ndihmon 5 familje të varfëra në zonën e Laprakës, dërgon personalisht ushqime
30 Mars 2020, 18:01
-
Vijon ndihma për familjet në nevojë, Veliaj: Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti do bëhen nga e para
29 Mars 2020, 15:31