TIRANË - Flakët masive që përfshinë mbrëmë (8 janar) 2 kapanone me rroba dhe mallra të ndryshëm në tregun e ndodhur në rrugën dhe lagjen 5 Maji në Tiranë është shuar totalisht. Në zonë ka ende prani tymi dhe 2 zjarrfikëse vijojnë ende punën për ndonjë riaktivizim të mundshëm.
Për shkak se kapanoni ku nisën flakët e para kishte në brendësi materiale tekstile dhe lehtësisht të ndezshme, zjarri u përhap me shpejtësi, duke kaluar edhe në një kapanon të dytë, ndërsa i pari është shkrumbuar.
Dëme kolosale hamendësohet të jenë shkaktuar nga zjarri i madh, i cili tashmë është fikur, ndërkohë që dihet se të paktën 50 subjekte që ushtronin veprimtari tregtare në kapanonin ku nisën flakët, janë djegur plotësisht. Por, fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.
Mbi 60 forca dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës ishin në vendngjarje të cilat punuan për shuarjen e flakëve të ndezura. Për shkak të situatës së vështirë, në ndihmë të atyre të zjarrfikësve të kryeqytetit mbërritën edhe forca të bashkive Vorë, Kamëz dhe Elbasan.
Gjithashtu, për shuarjen e flakëve, në vendngjarje mbërritën nga ushtria 2 zjarrfikëse dhe 12 efektivë nga Komanda e Forcës Tokësore, ndërsa të pranishëm ishin edhe efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit, të cilët evakuuan përkohësisht banorë të zonës përreth, pasi dyshohej që brenda kapanonit të përpirë nga flakët ndodheshin disa bombola gazi.
Si shkak i flakëve masive dyshohet të ketë qenë një defekt në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa kreu i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, shprehet i bindur se nuk ka indicie që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.
Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, në një intervistë nga vendngjarja për Report Tv deklaroi se tashmë zjarri është nën kontrollin e plotë të forcave të shumta zjarrfikëse, dhe se po avancohet në punën për shuarjen e plotë.
Gjithashtu, Ristani theksoi se është eliminuar totalisht rreziku që i kanosej banesave dhe biznesve të tjera pranë vatrës masive të zjarrit.
Edhe ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ishte në tregun e lagjes 5 Maji.
Shtetari i parë që reagoi për ngjarjen ishte kreu i grupit parlamenar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili në rrjetet sociale ndau disa pamje nga aksioni i zjarrfikësve, video të cilën e fshiu më pas.

Shuhet pothuajse totalisht zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e djeshme një kapanon me rroba dhe mallra të tjera në zonën e 5 Majit në Tiranë duke shkrumbuar mbi 50 magazina.
Në zonë ka ende prani tymi dhe 2 zjarrfikëse vijojnë ende punën.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ka mbërritur në lagjen '5 Maji' në Tiranë, ku prej 3 orësh është përfshirë nga flakë masive një kapanon me 50 subjekte tregtare që shesin rroba dhe mallra të ndryshëm.
Në një intervistë nga vendngjarja për Reportv Tv, Ristani tha se për shkak se kapanoni ku nisën flakët kishte në brendësi materiale tekstile dhe lehtësisht të ndezshme, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke kaluar edhe në një kapanon të dytë, ndërsa i pari është shkrumbuar.
Por, sipas kryebashkiakes së deleguar të Tiranës, tashmë zjarri është nën kontrollin e plotë të forcave të shumta zjarrfikëse që ndodhen në vendngjarje dhe po avancohet në punën për shuarjen e plotë.
Gjithashtu, Ristani theksoi se është eliminuar totalisht rreziku që i kanosej banesave dhe biznesve të tjera pranë vatrës masive të zjarrit.
"Situata paraqitet nën kontroll. Është vendosur ajo që quhet perimetër sigurie, që zjarri të mos përhapet në mjedise të tjera. Nuk ka rrezikshmëri për banorët përreth, as ndërtesat rezidenciale përreth, as në biznese. Sipërfaqja e zjarrit është goxha e konsiderueshme, e madhe, serioze. Nga kapanoni i parë kaloi te i dyti, pasi zjarrfikësit nuk mundën ta ndalonin atë. Është herët për të folur për bilance. Bëhet fjalë për biznese tekstilesh, materiale lehtësisht të ndezshme. Do të ketë një moment për bilancin dhe evidentimin e dëmeve që kanë ndodhur. Dëmi është voluminoz. Nuk mund të flasim paraprakisht, pasi ka një proces. Zjarrfikësit tanë kanë një eksperiencë të gjatë në zbulimin e shkaqeve dhe duhet t’i japim kohë",- tha Ristani për Report Tv.
Report Tv sjell pamje ekskluzive të realizuara me dron nga zjarri masiv që ka përfshirë një kapanon në tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.
Prej më shumë se 1 ore 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët masive që kanë përfshirë disa magazina të tregut të rrobave të përdorura në lagjen '5 Maji' në Tiranë.
Siç duket edhe në pamjet e Report Tv nga vendi i ngjarjes, tregtarët kanë zbrazur magazinat e tjera që rrezikohen nga flakët, duke nxjerrë në rrugë e ambiente të hapura mallrat që shesin.
Gjithashtu, policia po evakuon zonën përreth për shkak se pranë vatrës së zjarrit raportohet të ketë bombola gazi.
Komente









Cudirat po ndodhin cdo dite e me shume ne Tiranen dhe Shqiperine e sotme .....?! ------ ZJARR MASIV NE NJE DITE: ------- 1.- ME RRESHJE SHIU; ------- 2.- ME TEMPERATURA NEN ZERO (NGRICE); ------- 3.- NE MUNGESE TE ERES; -------- 4.- NE OREN 19:00 TE MBREMJES, KUR TREGU KA TE PAKTEN 2,5-3 ORE QE ISHTE MBYLLUR ..... ?!; -------- 5.- NDERSA QEVERIA DHE KKT = Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga Kryeministri Edvin Rama ka dhene leje per Kulla 50 kateshe ?! ..... ------- 6.- e MBI TE GJITHA, NDERSA I GJITHE VENDI E POPULLI ESHTE NEN TENSIONET E SHKAKTUARA NGA PERMBYTJET, PERZIERJA E UJRAVE TE ZEZA ME ATO TE BARDHA, PRA NGA KRIZA E E JETESES E MBIJETESES, KUR NUK MUND AS TE LAHESH, EDHE KUR NUK TE ESHTE PERMBYTUR SHTEPIA ?!.....
Përgjigjuja se do I fiki afrim qendro qe rri e ben mbledhje me strukturat per te qene te gatshem per rastet e zjarrit, prefekti i tiranes afrimi do fiki zjarret ti varesh ujkut melcite ne gryke
PërgjigjuKullat e radhes
PërgjigjuFiks, kullat e radhes per te babeziturit...
E di vetëm Makbule Çeço se nuk u frynë.