Tiri Gjoci është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës live në vend dhe është shquar gjithmonë jo vetëm për zërin e veçantë, por edhe për stilin unik.

I ftuar në “Rreze Dielli” ai ka folur rreth jetës muzikore dhe pjesëmarrjet e ndryshme në festivale. Megjithatë, nuk kishte si të qëndronte jashtë vëmendjes edhe jeta personale e artistit, pasi Tiri Gjoci është një nga këngëtarët meshkuj më të pëlqyer edhe nga vajzat për pamjen e tij.

Por Tiri nuk është beqar! Në “Rreze Dielli” këngëtari ka konfirmuar se është në një lidhje, pork a zbuluar edhe një tjetër detaj: Urren dasmat!

“Vazhdoj do jem në një lidhje. Dasmë nuk do kemi. I urrej dasmat.” është shprehur këngëtari.

VIDEO/Intervista e plotë e këngëtarit Tiri Gjoci në Rreze Dielli në Report TV