Tjetër dron në shtëpinë e Big Brother VIP, Luizi gëzohet nga mesazhi për Kiara Titon

Tjetër dron në shtëpinë e Big Brother VIP, Luizi gëzohet nga mesazhi për Kiara Titon

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Një tjetër dron që mbërriti në BBV i ka dhënë shpresa Luizit se e dashura e tij Kiara Tito nuk do të lërë shtëpinë të shtunën. Vetëm 2 ditë kanë mbetur nga rezultati i nominimit kokë më kokë me Olta Gixharin ndërsa fansat janë kujdesur që t’i dërgojnë mesazh Luizit dhe Kiarës.

“Gjithë shqiptarët janë me çiftin,”-shkruhej në dronin e dërguar. Luizi ishte jashtë kur pa dronin ndërsa produksioni i bëri thirrje të hyjnë në shtëpi.

Sapo hyri brenda shkoi te Kiara dhe i tha “nuk del të shtunën se erdhi droni”.

Kujtojmë që të martën u zbulua se çifti më i votuar për të dalë në nominim “kokë më kokë” për këtë të shtunë ishte Kiara dhe Olta. Mbetet për të parë se cila do të jetë më e votuara për të lënë shtëpinë.

 

@bigbrotheral2 #viral #bigbrothervipalbania #viralvideo #luizejlli #meluizin #kiaratito #luki ♬ original sound - FD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Në 2015 vrau 16-vjeçarin për t'i grabitur Rolex-in dhe varësen e floririt, Prokuroria e Lezhës kërkon burg përjetë për Kristian Cenajn

Në 2015 vrau 16-vjeçarin për t'i grabitur Rolex-in dhe varësen e floririt, Prokuroria e Lezhës kërkon burg përjetë për Kristian Cenajn