Tjetër projektligj për lustracionin/ Alibeaj i ‘shkel syrin’ Berishës, përjashton nga ndëshkimi ish sekretarët e PPSH, përfshihen spiunët dhe hetuesit

Tjetër projektligj për lustracionin/ Alibeaj i ‘shkel syrin’ Berishës, përjashton nga ndëshkimi ish sekretarët e PPSH, përfshihen spiunët dhe hetuesit

Alibeaj dhe Berisha

Ka shkuar në 6 numri i projektligjeve të depozituar në Kuvend për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit dhe pastërtinë e figurës së funksionarëve publikë. Partia Demokratike e drejtuar nga Alibeaj ka depozituar në Kuvend nismën e tretë ligjore, për lustracionin ose pastërtinë e figurës. Projektligji është i ngjashëm me projektligjin e propozuar nga Berisha, ndërsa konsiston në përjashtimin për të kandiduar, zgjedhur dhe emëruar në disa funksione publike të të gjithë personat që kanë mbajtur pozicione politike gjatë regjimit komunist, kanë qenë pjesë të drejtësisë apo që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit.

Ashtu si projektligji i propozuar nga Rithemelimi, edhe nisma ligjore e propozuar nga PD-ja me në krye Alibeajn, nuk përfshin sekretarët PPSSH si kategori që nuk dihet të kandidojnë, zgjidhen apo emërohen në disa funksione publike. Për vite me radhë, Berisha ka mbajtur pozicionin politik të sekretarit të Komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë te Universiteti i Tiranë. Ky përjashtim mund të lexohet si një mesazh afrimi mes dy PD-ve.

Projektligji i PD-së së Alibeajt përfshin anëtarë dhe kandidatët e Byrosë Politike, të Komitetit Qendror të PPSH, Presidiumit të Kuvendit, ministrat dhe zëvendësministrat, krerët e degëve të punëve të brendshme, anëtarët e Komisionit Qendror të Dëbim Internimeve, njerëzit e drejtësisë, dëshmitarët në proceset politike dhe hetuesit, anëtarët dhe bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit. Këta persona, jo vetëm që nuk mund të zgjidhen deputetë, kryetar bashkie, këshilltarë bashkiakë dhe të emërohen nga Kuvendi, por nuk mund të jenë as pjesë e ushtrisë, policisë, diplomacisë, drejtësisë etj.

Edhe nisma ligjore e Berishës parashikon që nuk mund të zgjidhen dhe emërohen në funksione publike personat që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, hetues dhe gjyqtarë në kohën e diktaturës, ata që kanë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH, anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, ministër, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, kryetarët e degëve të punëve të brendshme, personat që kanë mbaruar shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme etj.

Partia Demokratike me në krye Enkelejd Alibeajn ka depozituar në Kuvend një projektligj për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, duke i deklasifikuar si sekret shtetëror. Nisma parashikon ndryshimin e ligjit të vitit 1999 për informacionin e klasifikuar, duke bërë përmbajtjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit të aksesueshme nga mediat dhe publiku.

PD-ja me në krye Enkelejd Alibeajn ka depozituar në Kuvend një tjetër projektligj për dekomunistizimin, duke parashikuar fshirjen e çdo gjurme nga periudha e komunizmit që nga emrat, muzika, filmat, lapidarët, letërsia, piktura, kompozimet, këngët etj.

Fillimisht, ishte Partia Socialiste që depozitoi në Kuvend dy projektligje, pas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve për t’i hequr pengesën ligjore për verifikimin e politikanëve, kandidatëve dhe funksionarëve që kanë marrë certifikata për pastërtinë e figurës nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Projektligji i propozuar nga PS-ja parashikon shfuqizimin e pikës 4 të nenit 29 të ligjit për dosjet të vitit 2015, duke i hapur rrugë Autoritetit të Dosjeve të verifikojë edhe ato persona që disponojnë një certifikatë të pastërtisë së figurës.

Shumica në pushtet ka depozituar në Kuvend edhe një tjetër projektligj, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke vendosur si kriter shtesë për kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë, që të paraqesin në KQZ një certifikatë të lëshuar nga Autoriteti i Dosjeve se nuk kanë pasur lidhje me ish Sigurimin e Shtetit. Ky ndryshim është pothuajse një lustracion.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Redi: 18/10/2022 03:51

    Ka ardhur koha qe shoqeria civile,vete, te miratoje lustracion me referendum popullor. Ne menyre per te zhdukur njehere e mire cilindo te lidhur me trashegimine kriminale komuniste, vecanerisht me te spikaturit e saj si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta, Skender Gjenushi, e me radhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën