Tjetër rast dhune në futbollin shqiptar, arbitri detyrohet të nxjerrë pesë kartona të kuq pas sherrit në fushë

Duhet të jetë fundjava e futbollit dhe e spektaklit në fushë, por e kundërta ka ndodhur këtë të shtunë e të dielë në vendin tonë. Së fundmi është bërë publik rasti i një sherri në Kavajë mes futbollistëve të ekipeve të rinj të Besës dhe Apolonisë, të cilët bëjnë pjesë në Grupin B.

Në minutën e 75 kur rezultati ishte me shifrat 1-0, një lojtar i Apolonisë ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj futbollistit Lila të Besës. Kaq mjafton që mes dy skuadrave të plasë një sherr në fushë, i cili fillimisht nis me shtyrje, ndërsa nuk kursehen as goditjet.

U desh ndërhyrja e dy stafeve të ekipeve dhe jo vetëm për të qetësuar situatën pas tre minutave. Ndërkohë si pasojë e asaj që ndodhi në fushë, gjyqtari Dorian Maleta, pasi ndoqi me vëmendje përplasjet e lojtarëve, vendosi të nxjirrte 5 herë nga xhepi kartonin e kuq. Tre herë u ndëshkua Apolonis, ndërsa dy herë Besa. Gjithsesi forcat do të barazoheshin në fushë kur në minutën në vijim futbollisti Hoxha mori kartonin e dytë të verdhë.

Më herët gjatë fundjavës rastet e dhunës u shfaqën në një tjetrër takim të moshave, bëhet fjalë për Butrintin me Orikun, ku futbollistët sarandiotë së bashku me tifozët vendas dhunuan kundërshtarët. Ndërkohë një tjetër rast I rëndë u raportua në Këlcyrë ku si pasojë e dhunës futbollisti i Maliqit Arlind Xaka përfundoi në urgjencë në spitalin e Tiranës.   

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 05/11/2019 13:06

    Fshatarë injorantë të paarsimuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën