Djali i ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata, Roko Vata vijon të marrë minuta të rëndësishme dhe të shënojë supergola me Watford. 19-vjeçari, i cili luan me ekipin e moshave të Irlandës, realizoi me një silur magjik në ndeshjen e kampionatit kundër Preston, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të dalë me pikë.
Megjithatë më i rëndësishëm ishte fakti se Vata luajti për 90 minuta, ndërsa vetëm pak ditë më parë mesfushori realizoi në të njëjtën mënyrë në FA Cup, duke treguar se goditjet nga larg janë specialitet i tij.