Tjetër tragjedi në Katar, punonjësi 24-vjeçar humbet jetën pasi rrëzohet në stadium

Tjetër tragjedi në Katar, punonjësi 24-vjeçar humbet jetën pasi rrëzohet në stadium

Stadiumi

Tjetër tragjedi në Kupën e Botës në Katar. Punonjësi i sigurisë John Njue Kibue humbi jetën pasi ra nga lartësia e stadiumit "Lusail Iconic" të shtunë gjatë ndeshjes Holandë - Argjentinë. Lajmi është konfirmuar nga familja dhe zyrtarët në Katar për CNN. 24-vjeçari nga Kenia kishte detyrën e rojes së sigurisë në stadiumin "Lusail", teksa u rrëzua nga kati i tetë i stadiumit.

"Ky është punëtori i dytë migrant që vdes në vendin e punës që nga fillimi i turneut”, bëjnë me dije organizatorët.

24-vjeçari u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm "Hamad" në Doha, teksa në certifikatën mjekësore thuhet se kishte pësuar fraktura në kokë, fytyrë dhe në legen. Zyrtarisht vdekja e punonjësit nga Kenia është e dyta që nga fillimi i turneut, me Katarin që është akuzuar për kushtet e këqija të punonjësve dhe vdekjet gjatë ndërtimit të stadiumeve.

| John Njue Kibue

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen