TIRANË, 9 Prill / ATSH/ - Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit vijojnë të zhvillohen aktivitetet që i dedikohen publikut më të ri në moshë.
Këtë të fundit e bën me dije TKOB i cili njofton se edhe gjatë muajti prill, do të shfaqen disa aktivitete artistike, të cilat i dedikohen veçanërisht kësaj lloj audience, apo target grupi, të cilët ftohen në vazhdimësi nga skena më e madhe e operas në vend, për të marrë pjesë në këto aktivitete të cilat në brendësi përmbajnë pjese koncertale, korale, balete dhe koncerte me këngë dhe valle nga folklori ynë i pasur, të interpretuara nga Ansambli Popullor.
Dhe pikërisht sot në mbrëmje ora 19:00 dhe në datën 20 prill 2015 (në holl), do të vijë në skenën e TKOB-së një produksion mjaft i veçantë, ku përralla e njohur Hirushja, për herë të parë do të vijnë në një version të ri muzikor dhe skenik ku gërshetohen magjia e tingujve të instrumentave të ndryshem muzikor me pantomime, balet dhe lojë aktoriale dedikuar publikut më të ri.
Ndërkohë që fëmijët përpar se të ndjekin shfaqen, do të mund të prezantohen fillimisht me instrumentat muzikore dhe tingujt e tyre.
"Hirushja" do të interpretohet nga Orkestra e TKOB-së, solistët, por dhe aktorët e Teatrit të Kukullave, të cilët do ta shoqërojnë muzikën me lëvizje që do të tregojnë përrallën.
Në regjinë e Aurora Qazimit, orkestrën e drejtuar nga mjeshtri Edmond Doko, narratori që do të tregojë përrallën , do të pasohet nga Soprano Dorina Selimaj(në rolin e Hirushes) dhe balerini Erald Zela(dhe ne rolin e Princit), dhe në shoqërinë e aktorëve të ftuar si Marilda Furrxhi, Ermonela Alikaj, Klesta Shero, Kliti Roshi, dhe Florinda Mazreku, ata do të ofrojnë një mbrëmje mjaft të veçantë për publikun e vogël.
/k.m/ /a.g/









