“Tony Blair-ët e vegjël të Kosovës”. Me këtë titull prestigjiozja angleze “The Guardian” ka bërë një dokumentar të shkurtër të cilin e ka postuar në faqen e saj. Aty paraqiten rrëfimet e nëntë fëmijëve të Kosovës, të gjithë të një moshe. Janë nëntë 15-vjeçarë, moshë e cila përkon me 15 vjetorin e çlirimit të Republikës së Kosovës nga pushtimi serb.
Në dokumentarin e “The Guardian” Tony Blair-ët e Kosovës rrëfejnë për pak minuta ndjesinë e të pasurit emrin e një burri shteti.
“Unë në fillim nuk e kam ditur që kisha emrin e një Tony Blair. Është një kënaqësi shumë e madhe që mbaj emrin e një njeriu të madh siç është Tony Blair”, rrëfen Tonibler Dajaku.
Pjesë e dokumentarit është edhe momenti kur vetë Tony Blair, gjatë një vizite në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë takon nëntë fëmijët që mbajnë emrin e tij. Ata janë takuar me liderin karizmatik të Anglisë, i cili pati ndikim të madh në jetën e tyre dhe të familjeve përkatëse. Nëntë Tony Blair-ët e vegjël rrëfejnë se ndihen krenarë për emrin që mbajnë dhe për pasionet e tyre në të ardhmen.
“Unë nuk e dija fare se kush ishte Tony Blair, ndërsa shokët e mi më theksonin me shaka emrin që kisha. Tani e di që Tony Blair është ai që ka ndihmuar shtetin tonë për t’i shpëtuar spastrimit etnik serb”, thotë Tonibler Gashi.

“S’kam qenë kurrë më i gëzuar se kur jam takuar me të. Tonibler Sahiti. Kam kontaktuar me Tony Blair me anë të një letre dhe më ka falënderuar,” thotë Tonibler Sahiti
“The Guardian” kthehet në Kosovë pas 15 vitesh për të sjellë në fokus jetën e këtyre fëmijëve dhe të ardhmen e tyre në një shtet që ende lufton të njihet në arenën ndërkombëtare.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO