Top media kujton Tanin
tre vjet nga vdekja

Top media kujton Tanin<br />tre vjet nga vdekja

Eshtë bërë tashmë traditë që kompania mediatike Top Media, të mblidhet e të kujtojë themeluesin dhe krijuesin e medias më moderne në vend. Tre vjet nga aksidenti tragjik, ku humbi jetën Dritan Hoxha, kolegë, miq të afërm u mblodhën për të nderuar kujtimin e tij.

 

Gjithë punonjësit e Top Medias u mblodhën edhe këtë vjeshtë për të kujtuar një nga vizionarët e medias shqiptare: Sipërmarrësin e talentuar Dritan Hoxha. Kanë kaluar 3 vjet nga vdekja e tij në një aksident tragjik automobilistik në qendër të Tiranës, por figura, kreativiteti, guximi për të krijuar, mbeten të pazëvendësuar. Me nisjen e sezonit të ri televiziv të gjithë, drejtues e gazetarë, pyesin e diskutojnë se si do të kishte vepruar Tani me këtë apo atë emision.


Tashmë është kthyer një traditë, kur çdo tetor, familjarë të Dritan Hoxhës, bashkëpunëtorë dhe punonjës të tij, mblidhen në këtë festë përkujtimore, për të nderuar, por dhe për të marrë stimuj e vazhduar me pasion e profesionalizëm punën në median që Hoxha e çoi në pak kohë në avangardë të gjithë medias shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë