Topall intelektualë

Topall intelektualë
Më 17 maj 2012 ndërroi jetë përgjithmonë, baletmaestri Agron Aliaj. Mëse një muaj para se të ndahej padrejtësisht nga jeta, ndërsa përgatiste një balet për në skenën e Teatrit të Operas dhe të Baletit, një shofer e shtypi artistin e shquar si të ishte një qen mu përpara godinës ku punoi për shumë dekada. Ashtu të plagosur rëndë e çuan dhe mjekët e rrasën në një pavion të qelbur shtetëror.

E lanë të vdiste, pa pyetur për përgjërimet e familjarëve për kurim jashtë. Dy vite më parë baletmaestrit i kishin marrë një firmë dhe ishte ndër 23 frmëtarët e peticionit që intelektualë të shquar të vendit i bënin Edi Ramës në 10 maj 2010, që të ndërpriste grevën e urisë përpara selisë së qeverisë, që vendi të fitonte liberalizimin e vizave. “Hiqe pritën!”- i drejtoheshin Aliaj me shokë kreut të opozitës. Sërish pas gati 3 viteve. Agron Aliaj është harruar prej atyre që u duhej vetëm për firmë. Tani janë ish-studentët e tij që janë firmëtarë në peticione, kolegët e tjerë të tij, të cilëve u...honë “hajde të firmosni diçka të rëndësishme për fatet e vendit”, duke u kujtuar bukën e përditshme dhe firmosin.

Sot PD krenohet: Ka rreth 500 intelektualë, figura të shquara, që kanë hedhur firmën e tyre për të akuzuar Edi Ramën si bllokues të integrimit të vendit drejt afrimit me BE-në.

Nuk është e vështirë të gjesh autorin dhe përpiluesin e peticionit që shpaloset në media. Kuvendi i Shqipërisë, e njoftoi për herë të parë të shtunën e shkuar, në ditën zyrtare të pushimit, se kishte arritur në 100 numri i personaliteteve që kishin firmosur kundër kreut të opozitës Edi Rama, që ai të lejojë deputetët e PS-së që të votojnë tre ligjet e mbetura peng në Kuvend dhe që sipas PD-së, kanë penalizuar Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.

Dje, po sipas Kuvendit të drejtuar nga Jozefina Topalli, u tha se numri po shkon drejt 500 dhe nuk kemi pse të çuditemi që numri të shkojë pse jo edhe mbi 80 mijë, aq sa janë punonjësit buxhetorë që paguhen me borderotë e buxhetit të shtetit. Sepse të tillë janë firmëtarët, shumica e të cilëve, në listë kanë qëlluar që të jenë mjekë, apo pedagogë.

Shumë prej këtyre emrave ishin edhe në 10 maj 2010 që po me thirrjen "Edi Rama hiqe pritën", dilnin kundër grevës së urisë që PS organizonte poshtë dritares së zyrës kryeministrore, zyrtarisht në emër të marrjes së liberalizimit të vizave nga Shqipëria. Dhe për fat të keq këto metoda parti-shtet të kujtojnë ditët e fundit të rregjimit komunist, kur PPSH-ja organizonte të ashtuquajturit "Vullnetarë të Enverit" për të mbrojtur heqjen e emrit dhe busteve të ish-dikatorit.

Ana tragjike e përdorimit politik të të ashtuquajturës elitë intelektuale në vend, është fakti se ata janë të detyruar të firmosur për partinë-shtet, që të ruajnë vendin e punës, ku militojnë ndershmërisht ose abuzivisht. Sepse i duan vetëm për firma, që të mbajnë pushtetin e tyre. Jo se i duan sepse janë personalitete. Le të kujtojmë se sa e deshën të ndjerin dhe të paharruarin Agron Aliajn.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 18 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë