Topi në Repolitix: PD një gërmadhë që ka zënë Bashën dhe Berishën brenda! Doktori e di ku është 'vija e kuqe', kryedemokrati po pret që ai të gabojë

Për Bamir Topin, ish-president i vendit, PD është tashmë një gërmadhë që ka zënë brenda Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Kështu tha në emisionin 'Repolitix', në Report Tv, ish-presidenti Topi, teksa u pyet në lidhje me situatën politike brenda Partisë Demokratike, ku tha se situata është katastrofike.

'PD një gërmadhë që ka zënë Bashën dhe Berishën brenda. Siç ndodh në situata tërmeti, ti mund të jesh në gërmadhë mund të jesh dhe i gjallë, dhe i plagosur, por tek ajo ndërtesë, ku ti je dikush duhet të shpëtoj. Problemi është se janë në kushtet kur duhet të dalin vetë, po i zënë rrugën njëri-tjetrit se kush do të dalë më para. Kjo është katastrofike!''- tha Topi.

Ish-presidenti, duke ju referuar hyrjes së Sali Berishës në selinë e PD-së, tha se ai e di shumë mirë ku është vija e kuqe, dhe e di mirë se është në fokus nga strukturat e drejtësisë. Madje sipas Topit, Basha po shpreson që Berisha të gabojë.

'Doktori pavarësisht shumë gjërave për tu kritikuar ka eksperiencën e tij dhe është në një moshë që e di se ku është vija e kuqe. Po tenton të ndërmarrë një aksion, por duke qenë inspirues i moralit të rikthimit të demokratëve në seli, por e me duart e të tjerëve.  Ai e di se njeriu që është më në fokus nga strukturat e drejtësisë është ai. Basha po pret që Berisha të gabojë. Problemi nuk është se Basha shpreson të bëjë gol, por shpreson që tjetri të gabojë. Të dy palët nuk kanë më koshiencën racionale, por kanë instiktet dhe po mbrohen.'- u shpreh Topi.

5 janari i cili është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit, i ka lënë Bashës që të lirojë selinë e PD-së, sipas Topit, këtë çështje do ta zgjidhë gjykata, ndërsa nuk bëri parashikime për ndonjë përplasje.

'Përderisa çështja ka shkuar në gjykatë ka një lloj qëndrimi, punohet në dy linja. Një linjë është juridike që e ka gjykata dhe linja tjetër është politike dhe luajnë me presione. por në fund fare do ë vendosë gjykata. Do vendosja mbi bazë të parimeve! Të dy janë pjesë e vendimmarrjeve që kanë lënë shije shumë të hidhur në të kaluarën dhe një nga këto është si është zgjedhur Basha në krye të PD-së. Problemi është se gjykata ka të dhëna të mjaftueshme për t'i ndarë proceset nga njëri-tjetri.'- tha Topi.

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë. Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës, përfshirë edhe një sulm të mundshëm të këtij të fundit, për të marrë me forcë selinë. Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin,  kanë nisur edhe një betejë ligjore. Është pikërisht kjo përballje ligjore, e cila në fund do të përcaktojë se kush do ta kontrollojë selinë e Partisë Demokratike. Berisha ka dërguar për konfirmim në gjykatë statutin paralel që miratoi më 11 dhjetor 2021 ku ka shkarkuar Bashën ndërsa ka kaluar PD-në në duart e një të ashtuquajturi Komision për Rithemelimin e partisë. Për konfirmim në gjykatë ka dërguar ndryshimet statutore të korrikut edhe Lulzim Basha, ndonëse 5 muaj me vonesë. Mbi këto ndryshime, Basha nxori jashtë lojë të gjitha vendimet e njëanshme dhe strukturat paralele të ngritura nga Berisha.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
'Metamorfoza politike e Berishës', Topi në Report Tv: Pasi u shpall 'non grata' dhe pa që kishte mbështetës pa se mund të munde Bashën

Bamir Topi në Report Tv tha se Berisha ka pësuar një metamorfozë të dukshme në politik pasi u shpall "non grata".

"Ka një metamorfozë të dukshme në sjelljen politike të Berishës, i pari erdhi pasi u shpall non-grata. Ai bënte sikur nuk kuptonte arsyet e vendimit. Pastaj filloi të shikojë me sytë e tij që një pjesë e mbështetësve ishin me të. Në momentin e parë ishte në mbrojtje, hap pas hapi, filloi të krijonte forca, kur e pa që ekipi i tij e kalonte mesin e fushës dhe po shkonte në fushën kundërshtare, pa që mund të shënonte gol. ", tha Topi.

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MAFMUT KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi]: 29/12/2021 08:32

    O Bamir gjylja deri dije ti ishe zari Salheut e sot na dole e na bohesh profesor o hor. Salheu ty të boni president o derdimen. E ti mos mirnjohës buk shkal o pall. Salheu është Skënderbeu i Shqipris ja kalon dhe Enverit aq burec i zoti osht. Salheu do bohet prap karministër e ty do të boj Ministër.

    Përgjigju
  • Ed Hysa: 29/12/2021 00:06

    Aman ku I gjeni keto ordiner! Ketij si ka ta dali pija ngeli ky te japi mend!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë