'Toyota Yaris'/ Autoritetet belge shpallin në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë: Mund të jenë të rrezikshëm

'Toyota Yaris'/ Autoritetet belge shpallin në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë: Mund të jenë të rrezikshëm

Alfred dhe Elvis Vladi

Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë Alfred dhe Elvis Vladi (33 dhe 39 vjeç) në lidhje me çështjen e gjetjes së 3.4 milionë € në dy automjete “Toyota Yaris” në portin e Durrësit në qershor të vitit të kaluar.

Lajmin e bën me dije gazeta belge “HLN”. Në artikull shkruhet se autoritet belge i kanë konsideruar dy shqiptarët si individë të rrezikshëm. 

“Si pjesë e një hetimi juridik në lidhje me zbulimin e afro 3.4 milionë € nga autoritetet shqiptare në pjesën e brendshme të dy makinave të përdorura, policia federale belge po kërkon dy shqiptarë. Sot, autoritetet kanë shpërndarë mesazhin e hetimit për Alfred dhe Elvis Vladin. Të dy mund të jenë shumë të rrezikshëm.

Në 24 qershor të 2018, autoritetet e rendit në Shqipëri zbuluan 3.5 milionë €dhe 80 mijë frangave zvicerane në dy automjete.

Policia belge po heton faktet për dy persona: Alfred Vladi (33 vjeç) dhe Elvis Vladi (39 vjeç). Të dy kushërinjtë me kombësi shqiptare dhe mund të jenë shumë të rrezikshëm.

Çdo njeri që ka informacion rreth vendodhjes së tyre mund të kontaktojë hetuesit në numrin 0800/30 30 0 ose përmes mesazhit në adresën [email protected].”, përfundon artikulli.

Alfred dhe Elvis Vladi

Rreth një javë më parë katër prokurorë belgë morën në pyetje kryedemokratin Lulzim Basha për rreth 90 minuta. Aksioni për bllokimin e 3.4 mln eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në “Toyota Yaris” pa targa. Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Ndërkohë pak muaj më parë Belgët sollën në Shqipëri disa informacione përfshirë këtu dhe dëshmitë e disa personave, që janë shtetas belgë.

Përgjigja që ka mbërritur nga Belgjika në prokurorinë Shqiptare, për çështjen e 3.4 milion eurove të bllokuara në portin e Durrësit, duket se nuk ndihmon shumë hetimet e akuzës. Kjo pasi nuk jep të dhëna për origjinën e parave por dhe për personin që ka futur në “Toyota Yaris“ shumën e 3.4 milion eurove.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Booo: 02/08/2019 08:35

    O BASHA a i nxore jasht, tani pritë ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë