Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dërguar për gjykim pesë persona të akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Vendimi u mor në seancën paraprake të datës 1 qershor 2026 nga gjyqtarja Olkeda Lice, pas pranimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Të pandehurit që do të përballen me gjykim janë Erjon Hoxhara, Eltjon Bregasi, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza.
Sipas dosjes, ata akuzohen për “trafikim të narkotikëve”, “kultivim të bimëve narkotike”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.
Gjykata ka vendosur kalimin e çështjes për gjykim në themel, duke mbyllur fazën e seancës paraprake. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk lejon ankim. Çështja tashmë do të shqyrtohet në gjykimin kryesor në GJKKO.
Njoftimi i plotë:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale që i përket proçedimit penal nr. 36/2, të vitit 2019 (238/2017), në ngarkim të të pandehurve: Eltjon Bregasi, Erion Hoxhara, Mariglen Shusha, Elton Hamza dhe Donial Drolli”.
2. Në seancën e datës 01.06.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Olkeda Lice, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 10/29/17/99, datë 01.06.2026, vendosi:
- Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Dërgimin për gjykim të cështjes penale, hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), në ngarkim të të pandehurve:
1. Erjon Hoxhara, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
2. Eltion Bregasi, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
3. Mariglen Shusha, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 283/a/1,28/4,22, 283/a/1,28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
4. Donial Drolli, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 283/a/1,28/4,22, 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
5. Elton Hamza, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 283/a/1,28/4,22, 283/a/1,28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
- Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit, duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake.
- Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq, së bashku me fashikullin e gjykimit, në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për gjykimin e çështjes së themelit, brenda 10 ditëve nga shpallja e tij.
- Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata të shpërblehen nga shteti sipas tarifave përkatëse.
- Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









