VIDEO/ Trafiku i rënduar në autostradën e re Thumanë – Kashar, pas 2 orëve lehtësohet qarkullimi

Në autostradën e re Thumanë -Kashar, është krijuar një trafik i rënduar automjetesh paraditen e sotme, i cili më pas është lehtësuar dhe ka vijuar qarkullimi normal i mjeteve. 

Në pamjet e siguara nga Report Tv, shihet se radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i këtij trafiku të rënduar.

Aksi Thumanë-Kashar u hap për qarkullimin e mjeteve në 30 qershor, ndërsa kalimi në këtë rrugë është me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro.

Gjatësia totale e aksit Thumanë-Kashar është rreth 20 kilometra.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Dhunonte djalin, arrestohet 60-vjeçari në Fier! Në banesë i gjendet arsenal armësh

Dhunonte djalin, arrestohet 60-vjeçari në Fier! Në banesë i gjendet arsenal armësh