SIÇILI - Shkatërrohet një rrjet i trafikut të kokainës dhe kanabisit nga Shqipëria në Siçili, me bazë në Comiso që më pas shpërndahej nëpër zona të tjera të shtetit të përtje Adriatikut.
Aksioni i koduar “Qengji” (Agnellino) është organizuar nga Policia e Raguzës ndërsa gjatë këtij operacioni kanë marrë pjesë më shumë se 160 efektivë.
Siç raporton Rainews, janë 22 urdhër-arreste që janë ekzekutuar gjatë natës në Raguzano, Romë e disa rrethina të tjera. Hetimet kishin nisur që në vitin 2011, kur gjatë një aksioni ishte kapur një sasi prej 130 kilogramësh kanabis sativa.
Sipas akuzës, shqiptarët kishin krijuar lidhje me grupin mafioz Dominante-Carbonaro në Siçili. Operacioni ka marrë emrin “Qengji”, pasi gjatë komunikimeve të tyre, trafikantët e emërtonin lëndën narkotike me këtë emër.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com