Trafikonin femra në Gjermani
për prostitucion, 5 në pranga

Pesë trafikantë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe tre të tjerë po ndiqen penalisht pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akne tentuar që të trafikojnë drejt Gjermanisë dy femra me qëllim prostitucioni.

Sipas policisë së kryeqytet, katër trafikantët janë kapur në kuadër të operacionit të koduar “Rekrutimi” atyre u janë gjetur karta identiteti Rumune të dyshuara të fallsifikuara, bileta avioni, telefona, 1500 € si dhe një automjet taxi i cili bënte transportin.

Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë: I. Qama, 23-vjeçe, për veprën penale "Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim", Ledian Gjoni, 28-vjeç, për veprat penale "Trafikimi i personave", "Shfrytëzimit të prostitucionit" dhe "Fallsifikim të letër njoftimeve, stampave ose vizave", Ardit Shmilli, 24-vjeç, për veprën penale "Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim", Zamir Hodo, 31-vjeç, për veprën penale "Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim" dhe A. Qama, 25-vjeçe, për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit".

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqipëri si dhe kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas shfrytëzimin për prostitucion si dhe dërgimim e tyre drejt shtetit Gjerman të dy shteteseve M. TH dhe A.P

Në gjendje të lirë po ndiqen shtetaset M. Th. dhe A. P. të cilat janë rekrutuar nga personat e mësipërm dhe dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Shqipëri dhe më pas do të shfrytezoheshin jashtë vendit.

E përfshirë në këtë rast trafikimi dyshohet se është edhe një shtetase rumune me inicialet P. C. e cila dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani.

[gallery]18921[/gallery]

morine arrestohen

morine arrestohen

morine arrestohen

morine arrestohen

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin