Ditën e djeshme në tunelet e Qafë Shtamës në Mat u gjetën disa eshtra, ndërsa Report Tv ka qenë sot në vendin e ngjarjes ku forcat e xhenios vijojnë gërmimet për pastrimin e tuneleve nga armatimet e mbetura aty. Gazetarja e Report Tv Odeta Dume u shpreh se sipas burimeve nga grupi hetimor eshtrat e gjetura dje ne tunelin nr. 1 nuk janë të një personi, por të disa personave.
Kamera e Report Tv sjell pamje të reja nga tunelet që po pastrohen në Qafë Shtamë, ndërsa n/koloneli Aleksandër Sinaj në një intervistë për Report Tv tha se presim që të gjejmë edhe eshtra ta tjera. Dyshohet se eshtrat e gjetura dje i përkasin disa prej 8 personave nga 23 që humbën jetën (pasi 15 u nxorren) në 29 prill të vitit 1997, duke nxjerrë armë, ndërsa tuneli shpërtheu nga municionet. Nga gërmadhat rezultojnë të pa nxjerrë ende tetë persona.
(Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
Monumenti për viktimat
Intervista me n/kolonelin Aleksandër Sinajn
Vazhdojmë operacionin për pastrimin e ish-tuneleve. Ky operacion ka rreth tre muaj që është filluar. Ka filluar me pastrimin e rrugës.
Flasim për ditën e djeshme, ju zbuluat eshtrat...
Gjatë operacionit janë zbuluar eshtra njerëzish. U ndërpre operacioni në bazë të një urdhri, që në rast se dallohen eshtra ndërpritet operacioni. Jemi të lidhur me policinë ushtarake dhe të rendit. Kemi lajmëruar prokurorinë. Në 14:00 erdhi prokuroria, u izolua zona, u lajmërua mjekësia ligjore, erdhi dhe bëri ekzaminimin e eshtrave dhe transportimin për në prokurorinë e Burrelit. Pas kësaj procedure, u lejua që të vijohet puna.
Ku ka qenë shpërthimi i parë?
Te tuneli nr. 2, që është bërë pastrimi vitin që kaloi, por të dy kanë lidhje me pjesën fundore dhe vala goditëse te tuneli i parë ka ndikuar te tuneli i dytë. Gjatë kësaj kohe ne kemi vijuar pastrimin, tuneli është 55 metra i gjatë, në pjesën fundore janë gjetur eshtrat.
Banorët në 1997 gjetën eshtrat në tunelin nr. 2, ju i keni gjetur në tunelin nr.1...
Vitin e kaluar nuk janë gjetur eshtra në tunelin nr. 2.
Sa metra kanë mbetur në këtë tunel?
Kanë mbetur edhe 5 metrat e fundit. Mund të ketë eshtra,se aty nuk ka vatër shpërthimi që të ketë pasur zjarr, është zonë disi e pastër dhe nuk ka pasur zjarr që të ndikojë në shkrirjen e eshtrave.
Pra, nëse banorët që kanë qenë aty, në tunelin 1 apo 2?
Shpërthimi ndodhi në tunelin nr. 2. Gjatë pastrimit edhe vitin e kaluar ku ka pasur vatër shpërthimi nuk janë gjetur eshtra.
Banorët kanë ardhur vetë?
Po kanë ardhur më parë. Por dje, është njoftuar vetëm kryeplaku i fshatit, asnjë tjetër nuk ka ardhur
Sa po bën tani, që ka nisur operacioni?
Ka nisur që në qershor me hapjen e rrugës është faza e dytë pastrimi i tunelit dhe faza e tretë certifikimi
Këtu ka vetëm këto dy tunele?
Ka edhe të tjera, por nuk ka ndodhur shpërthime
Zonat e rrezikshme kanë qenë këto dy?
Po, zona tjetër është e pastruar
Ka zona të tjera të rrezikshme në Shqipëri?
Sot për sot kjo është e fundit dhe nuk kam kompetencë unë të flas nëse ka apo nuk ka
Edhe sa kohë iu ka mbetur këtu?
Ka mbetur edhe 5 metra, por do të bëhet edhe njëherë pastrimi i tunelit.
Per te qene te sakte ne shprehjet qe persorni, banoret e fshatrave nuk po nxirrnin arme por po vidhnin. Mesakte cmontonin predhat e artilerise per te marre pjesen metalike mbasi derdhnin mbushjen shperthyese ku te mundnin. Pra vidhnin dhe shkaterronin pronen shteterore. Zoti i gjykoftr me meshire.
Përgjigju