Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku 10 persona kanë mbetur të vdekur pasi dy persona të armatosur qëlluan drejt një turme të madhe që ishin mbledhur në plazhin Bondi për të festuar festën hebraike Hanukkah.

Nga pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare, shihet sesi një qytetar, ka zënë në befasi një prej agresorëve duke i marrë armën dhe ka bërë të mundur neutralizimin e tij.

Dy të dyshuarit tashmë janë arrestuar ndërsa vijojnë të mbeten të paqarta arsyet e këtij sulmi fatal.


Lajmi kryesor:

Akt terrorist në Australi/ 2 persona hapin zjarr mbi turmën e njerëzve në festën hebraike, 12 të vrarë, mes tyre dhe njëri prej autorëve, tjetri arrestohet (VIDEO)