Tragjike në Botërorin e Katarit, 3 njerëz të medias humbasin jetën brenda pak ditëve

Tragjike në Botërorin e Katarit, 3 njerëz të medias humbasin jetën brenda pak ditëve

Roger Pearce

Botërori i Katarit është drejt fundit teksa nesër dhe pasnesër do vijojnë dy ndeshjet gjysmëfinale, aty ku do mësohet edhe finalja e madhe e së dielës (16:00). Ndërsa të gjithë janë fokusuar te futbolli, në Katar kanë ndodhur disa ngjarje të rënda. Një tjetër njeri i medias, Roger Pearce ka ndërruar jetë ndërkohë që ishte një krye të punës për kanalin anglez "ITV Sport". 65 vjeçari mbulonte rolin e drejtorit teknik dhe raportohet se ka ndërruar jetë në 21 nëntor para ndeshjes SHBA - Uells. Lajmi merr rëndësi të madhe pasi më herët dy pjesëtarë të medias kanë ndërruar jetë. Lajmi për vdekjen e Roger Pearce konfirmohet nga Nail Stainsby, gazetar i BBC.

Më herët nga Katari u raportua se edhe reporteri Khalid al-Misslam i cili punonte për televizionin Al-Kass ndërroi jetë të diel në mënyrë të papritur. Pak ditë më parë u raportua edhe vdekja e gazetarit amerikan Grant Wahl pas një ataku në zemër ndërsa ishte në komentin e ndeshjes Holandë - Argjentinë.

Khalid al-Misslam - Grant Wahl

Mediat amerikane thanë se Wahl u rikthye në vendin e tij gjatë kohës shtesë përpara se gazetarët e tjerë të thërrisnin për ndihmë. Shërbimet e urgjencës mbërritën shpejt në vendngjarje, por ai ndërroi jetë më vonë në mënyrë tragjike.

Gazetari po mbulonte mampionatin e 8-të Botëror dhe u bë i njohur në shumë në turne kur pretendoi se iu refuzua hyrja në një ndeshje, pasi kishte të veshur një bluzë me ngjyrat e LGBT. Menjëherë pas vdekjes, vëllai i tij, Erik, pretendoi se vëllai i tij ishte vrarë për shkak të kritikave të vazhdueshme ndaj regjimit të Katarit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan