Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Maqedoni, ku zjarri ka shkrumbuar një banesë, duke djegur tre fëmijë të mitur. Ngjarja e rëndë është regjistruar në një shtëpi në qytetin e Velesit, pasditen e ditës së djeshme, ku nga zjarri kanë humbur jetën fëmijët e moshës 4, 3 dhe 1 vjeç.
Zjarri shpërtheu në një shtëpi të improvizuar në familje, siç pohojnë komshinjtë për Mediat maqedonase, me probleme të rënda sociale.
Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Velesit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Policia dhe Prokuroria ndërkohë po heton rastin për zbardhjen e plotë të tij.
Komento