Kishte dalë për ecje, këmbësori përplaset për vdekje nga trajleri në Thumanë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në Thumanë në aksin Milot-Fushë Krujë.

Gazetari i Report tv Julian Shota raporton se 65 vjeçari Hamit Gabili kishte dalë si çdo ditë për të bërë ecjen në këtë rrugë por është goditur nga trajleri që transportonte çimento.

Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet se është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte trajleri. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë 65 vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Shoferi i trajlerit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Je dobësuar shumë! Semi Jaupaj: Nuk është mirë të vihet në dukje

Je dobësuar shumë! Semi Jaupaj: Nuk është mirë të vihet në dukje