Policia e Shtetit në bashkëpunim me Projektin Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit, gjatë këtyre dy ditëve kanë organizuar një seminar trjanimi me punonjësit e policisë, që do të punojnë në Zyrat e Shërbimit për Qytetarët, që do të funksionojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në Drejtoritë e Komisariatet e Policisë në të gjithë vendin.
Zyra e Shërbimit për Qytetarët ka filluar të implementohet si projekt pilot fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë si dhe në të gjitha Komisariatet e Policisë Tiranë. Në kuadër të këtij projekti është përfunduar edhe rikonstruksioni i këtyre ambjenteve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, ndërkohë që është duke u punuar për përfundimin e këtij projekti në Drejtoritë e Policive të Qrkut Korçë, Shkodër, Vlorë, Kukës dhe Komisariatit të Policisë Pogradec.
Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Z. Altin Qato, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e mbylljes së këtij trajnimi dy ditor, gjatë fjalës së tij, duke falenderuar koordinatorët e Projektit Mbështetja Suededeze për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e ofruar për implementimin e këtij projekti, theksoi se ky projekt është në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
Ndërkohë Drejtori i Policisë së Tiranës Drejtues Ardian Çipa, gjatë fjalës së tij ndër të tjera theksoi se nëpërmjet implemtimit të këtij projekti synohet parandalimi dhe shmangia tërësisht e korrupsionit në radhët e punonjësve të policisë, pasi është një projekt, që e shmang tërësisht kontaktin e punonjësit të policisë vendimarrës me qytetarin, pasi qytetari do të marrë shërbimin e këruar në vendin dhe afatin e përcaktuar.
Në këtë seminar u trajnuan 85 punonjës policie, të cilët do të shërbejnë në Zyrat e Shërbimit për Qytetarët, ku u njohën me procedurat që do të ndiqen dhe zbatohen gjatë pritjes së qytetarëve. Në këtë trajnim ishin të pranishëm edhe drejtues të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë si dhe të Komisariateve të Policisë.
Krahas punës që po bëhet në drejtim të infrastrukturës së këtyre ambjenteve është punuar edhe në drejtim të plotësimit të akteve administrative të nevojshme për funksionimin e këtyre zyrave, si:
Listimi i të gjithë shërbimeve që do të ofrojë policia, ku janë përcaktuar dokumentacioni i nevojshëm dhe afatet kohore për çdo shërbim.
Hartimi i procedurave standarte të punës të Zyrës së Shërbimit për Qytetarët.
Caktimi i punonjësve të policisë që do të shërbejnë në këto zyra, në Komisariatet e Policisë Tiranë.
Në Zyrat e Shërbimit për Qytetarët, të cilat do të funksionojnë në bazë të parimit "one stop shop", për të gjitha shërbimet administrative, që ofron policia, qytetari do të paraqitet vetëm një herë për të dorëzuar kërkesën dhe do të njoftohet për ditën, që do të marrë shërbimin e kërkuar.
Ndërsa për shërbimet proceduriale penale, ku qytetari në çdo kohë, 24 orë në 24, do ti ofrohet shërbimi i duhur profesional në lidhje me ankimet, njoftimet, kallëzimet, deklarimet, ai do të pajiset me kopje të këtyre akteve, si dhe do të marrë numërin unik, nëpërmjet të cilit merr informacionin e nevojshëm mbi ecurinë e çështjes
/Shqiptarja.com