“Traktati i pikturës” së Leonardo da Vinçit, studiuesi rrëfen të fshehtat e artit të gjeniut italian edhe në gjuhën shqipe

Ndonëse, i konsideruar një nga burimet më të rëndësishme për letërsinë e artit italian, ideja e gjeniut të madh italian Leonardo da Vinçit e shkruar në vitet 1498 për pikturën, vjen e botuar edhe në shqip nga studiuesi Moikom Zeqo. Në këtë 500-vjetor të ndarjes së tij nga jeta, shkrimtari na rrëfen, se si ka ndikuar “Traktati i pikturës” së Da Vinçit në krijimtarinë e tij, por edhe për rëndësinë që ka ky libër për artistët shqiptarë.

“Ndoshta, Shqipëria është i vetmi vend në botë, që se ka të përkthyer Traktatin. Unë e kam botuar në vitin 1992 në një revistë, edhe shumë ide të traktatit i kam shtjelluar në formë eseistike edhe tek “Kështu foli Mona Liza”, por, artistët e Shqipërisë duhet ta kishin në mënyrë autonome”.

Traktati ishte konceptuar nga Da Vinçi në dy pjesë. Në të parën trajton parimet ideologjike edhe filozofike të pikturës, ndërsa në të dytën gjeniu i artit sugjeron disa rregulla. Ndërsa, studiuesi shpreh disa arsyet se përse tablotë e Da Vinçit vazhdojnë, që të diskutohen edhe sot

1580134699_1580133303davinci.jpg

 “Rëndësia e imazhit është që nuk ka kohë për ta shijuar. Muzikën, orkestra duhet ta nis nga fillimi, ndërsa piktura shikohet dhe kuptohet me një të dhjetën e sekondës. Përparësia e pikturës, sipas Da Vinçit, është që nuk ka nevojë për përkthim. Shijohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pjesa e dytë, në këtë libër ka të bëjë me analizën e Paul Valery-s mbi këtë Traktat. Ndërsa, dy tablotë e tij më të diskutuara, sipas meje, janë “Darka e fundit” dhe “Gjon Pagëzori””.

1580134714_1580133260davinci.jpg

Studiuesi rrëfen se si “Traktati” i Da Vinçit ka ndikuar në vëzhgimet, por edhe në konceptimin e tij, në mënyrë shkencore mbi sekretet e natyrës dhe perceptimet e tija vizuale.

“Mendoj se ka ndikuar shumë. Kulturalisht kam pas një prirje, që ka qenë e stimuluar prej tij, ç’është shkenca edhe ç’është piktura etj.,ndoshta jam i vetmuar, në kuptimin që askush s’ka lexuar kaq shumë libra për subjektin e Da Vinçit, për ta lidhur me studimet shqiptare”.

Pas vdekjes së Leonardo da Vinçit, materiali iu besua Francesco Mlezit, ndërsa, në shqip libri mban si kopertinë një nga tablotë më të diskutuara në botë, portretin e Salvatore Mundit, edhe analizën e Paul Valery-s mbi Traktatin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër