'Transparent Albania', ambasadori Gonzato: Qeverisja transparente dhe digjitalizimi thelbësorë në rrugën drejt BE-së

Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, Silvio Gonzato ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës ‘Transparent Albania’, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama si dhe ministrat Pirdeni dhe Malaj.

Në fjalën e tij, Gonzato theksoi rëndësinë e integritetit dhe transparencës si shtylla themelore për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme.

‘Integriteti ka të bëjë me llogaridhënie por edhe drejtësi janë themelet për shoqëri të shëndetshme. Integriteti nuk ka të bëjë me administratën publike por edhe të lulëzoj edhe në sektorin privat. Më vjen mirë që shoh përfaqësues të biznesit. Vlerat, integriteti jo vetëm janë praktika në komunitetin e biznesit por janë edhe kërkesë e qytetarëve. Integriteti ofron kulturë llogaridhënie fuqizon faktin që të jemi të ndershëm, përbërës kryesore për rritjen e qëndrueshme për një të ardhme më të mirë. Arritja e këtyre gjërave kërkon bashkëpunim me të gjithë aktorët. Këto aktivitet luajnë një rol kyç për të përforcuar integritetin në administratë dhe sektorin privat. Ky aktivitet ndodh në kuadër të hapjes së negociatave. ‘

Ai përgëzoi Shqipërinë për hapat e ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, përfshirë analizat e rrezikut në prokurimet publike dhe në funksionimin e kadastrës. Gonzato theksoi se konsistenca dhe transparenca janë kyçe për suksesin e këtyre përpjekjeve.

‘Shqipëria mund të përfitojë nga ky shans historik. Shqipëria ka miratuar udhërrëfyes në reforma për klimën në biznes. Presim konkurrencë të drejtë në treg, besim tek institucionet. Jemi të kënaqur që shohim lëvizje për në drejtimin e duhur. Në vlerësimin e risqeve të korrupsionit, janë bërë analiza në prokurimit publik, në funksionimin e kadastrës. Nuk është e nevojshme për të siguruar cilësinë na duhet konsistencë, transparencë. Strategjia kërkon të zgjerojë arsimin për integritetin. ‘

Gonzato konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se qeverisja transparente dhe digjitalizimi janë hapa thelbësorë në këtë drejtim.

‘Nuk ka ndryshim mendësie nëse nuk investojmë për të edukuar të rinjtë. Qeverisja transparente tematika kryesore. Është baza e duhur për llogaridhënie. Ka hapësirë për të përmirësuar punën në institucionet përkatëse. Përpjekje të tilla sjellin përmirësime dhe të mira afatgjata dhe zhvillime të qëndrueshme. Ecuria për digjitalizimin do plotësohet me procedura transparente të nivelit të dytë. Do sigurojnë që digjitalizimi të përforcohet në të gjitha nivelet.

BE do vazhdojë të mbetet i përkushtuar për përpjekjet antikorrupsion të Shqipërisë. Kjo është rruga për në BE.’


Lajmi kryesor:

'Transparent Albania', Rama: Platforma, urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit! Do shërbejë edhe kundër të pavërtetave dhe dezinformimit


G.K/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor

Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor