Transplanti i veshkës Shqipëria në rrjetin Mesdhetar krah Italisë

Transplanti i veshkës Shqipëria në rrjetin Mesdhetar krah Italisë
TIRANE- Në QSUT, në shërbimin e Urologjisë është ndërtuar një sallë moderne transplantesh, që në vitin 2007, një financim prej 8 milionë euro të dhënë nga projekti italian Interreg. Megjithëse asokohe u tha se do të mund të bëheshin 10-12 transplante në vit, në të vërtetë nga transplanti i parë që u realizua në vitin 2008-ë e deri më tani, në këtë sallë kanë mundur të bëhen vetëm 4 transplante veshkash. Por, me një ritëm prej 10-12 transplante ata realizohen në një spital privat në Tiranë, një pjesë e të cilëve rimbursohen nga shteti. Transplanti i veshkës është shumë i kushtueshëm, shkon diku te 10-12 mijë euro, ndërkohë që në vendin tonë, janë rreth 120 persona që kanë nevojë urgjente për këtë ndërhyrje të ndërlikuar. Nestor Thereska, shefi i nefrologjisë në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza” dhe një prej ekspertëve të trajnuar nga Interreg, i cili ka marrë pjesë jo vetëm në transplanetet e zhvilluara në QSUT, por edhe nëpër spitale private, në një intervistë për “Shqiptarja.com” shpjegon se çfarë rëndësie ka për ta kjo marrëveshje e re.
Profesor, çfarë do të thotë për vendin tonë, kjo marrëveshje e re që u nënshkrua sot?
Unë në të vërtetë e takova grupin e ekspertëve që ka ardhur nga Italia dhe ata kanë projekte ambicioze. Ata kanë sugjeruar ngritjen e një qendre kombëtare të transplanteve në vendin tonë, por edhe të shikohet mundësia që transplanti të mund të bëhet edhe nga kadavra. Pra një person që vdes në mënyrë të papritur, organet e tij të mund të jepen për dhurim. Dhe unë e shoh këtë fakt me mjaft perspektivë për të ardhmen, u kapën pikat kyçe të këtij problemi. Dhe për mua kjo është një gjë shumë e mirë.
A ka ndonjë plan konkret se kur do të fillojë, ku do të fillojë dhe sa do të kushtojë?
U nënshkrua marrëveshja sot dhe ajo ishte shumë e detajuar, parashikonte veprime konkrete dhe jo fjalë të përgjithshme. Kishte probleme të veçanta, dhe i vinte pikat mbi i, duke e ndarë problemin e parë nga i dyti, dhe probleme që janë bëre edhe publike. Ndërkohë çështja e dytë që ngritën ata ishte se ndoshta ka ardhur koha që të bëhet edhe transplanti i mëlçisë dhe në një spital të mund të bëhen të dyja, edhe transplanti i veshkës edhe ai i mëlçisë.
Megjithëse ne kemi një sallë shumë të mirë transplantesh, aktualisht ky proces ka ngecur në QSUT. A ka një zgjidhje konkrete për këtë?
Po! Unë i kam propozuar ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë, që ndoshta, sa të rikuperohet pak mungesa e profesor Xhanit, të nxirret një fond dhe ndërhyrjet më emergjente të bëhen te spitali privat Amerikan.
Përse në QSUT nuk është i realizueshëm ky proces?
Në këtë moment jo, pasi ekipi që realizon transplantin duhet të jetë i plotë dhe në këtë moment këtij ekipi i mungon profesor Xhani, pa të cilin ne nuk mund ta kryejmë transplantin. Sapo ai të rikuperohet do të mund të kryhet dhe në QSUT.
Intervista u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit